Albanian Bible

Romakėve 7

Romakėve

Return to Index

Chapter 8

1


 

   Tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu, qė nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymės,  

 

 

-

2


 

   sepse ligji i Frymės i jetės nė Jezu Krishtin mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes.  

 

 

-

3


 

   Sepse atė qė ishte e pamundur pėr ligjin, sepse ishte pa forcė pėr shkak tė mishit, Perėndia, duke dėrguar birin e vet nė shėmbėllim mishi mėkatar, edhe pėr mėkat, e dėnoi mėkatin nė mish,  

 

 

-

4


 

   qė tė pėrmbushet drejtėsia e ligjit nė ne, qė nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymės.  

 

 

-

5


 

   Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen nė gjėrat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės.  

 

 

-

6


 

   Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetė dhe paqe.  

 

 

-

7


 

   Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet.  

 

 

-

8


 

   Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund t`i pėlqejnė Perėndisė.  

 

 

-

9


 

   Nėse Fryma e Perėndisė banon nė ju, ju nuk jeni mė nė mish, por nė Frymė. Por nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij.  

 

 

-

10


 

   Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi pa tjetėr ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Fryma ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė.  

 

 

-

11


 

   Dhe nė qoftė se Fryma i atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t`u japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju.  

 

 

-

12


 

   Prandaj, vėllezėr, ne jemi debitorė jo tė mishit, qė tė rrojmė sipas mishit,  

 

 

-

13


 

   sepse, po tė rroni sipas mishit, ju do tė vdisni; por, nėse me anė tė Frymės i bėni tė vdesin veprat e trupit, ju do tė rroni.  

 

 

-

14


 

   Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė.  

 

 

-

15


 

   Sepse ju nuk keni marrė njė frymė robėrie, qė tė keni pėrsėri frikė, po keni marrė frymėn e birėrisė, me anė tė sė cilės ne thėrrasim: ``Aba, o Atė!``.  

 

 

-

16


 

   Vetė Fryma i dėshmon frymės sonė se ne jemi bij tė Perėndisė.  

 

 

-

17


 

   Dhe nėse jemi bij, jemi dhe trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė tė Krishtit, nėse vuajmė mė tė dhe lavdohemi me tė.  

 

 

-

18


 

   Unė mendoj nė fakt, se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk vlejnė aspak tė krahasohen me lavdinė qė do tė shfaqet nė ne.  

 

 

-

19


 

   Sepse dėshira e flaktė e krijesės pret me padurim shfaqjen e bijve tė Perėndisė,  

 

 

-

20


 

   sepse krijesa iu nėnshtrua kotėsisė, jo me vullnetin e vet, po pėr shkak tė atij qė e nėnshtroi,  

 

 

-

21


 

   me shpresė qė vetė krijesa tė ēlirohet nga skllavėria e prishjes pėr tė hyrė nė lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė.  

 

 

-

22


 

   Sepse e dimė se deri tani mbarė bota e krijuar rėnkon dhe ėshtė nė mundim.  

 

 

-

23


 

   Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė qė kemi frytet e para tė Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt birėrimin, shpengimin e trupit tonė.  

 

 

-

24


 

   Sepse me shpresė ne shpėtuam; por shpresa qė duket nuk ėshtė shpresė, sepse atė qė dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojė?  

 

 

-

25


 

   Por nė qoftė se ne shpresojmė atė qė s`e shohim, atė gjė e presim me durim.  

 

 

-

26


 

   Kėshtu, pra, edhe Fryma na ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė nė lutjet tona, sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima tė patregueshme.  

 

 

-

27


 

   Dhe ai qė heton zemrat e di cila ėshtė mendja e Frymės, sepse ai ndėrhyn pėr shenjtorėt, sipas Perėndisė.  

 

 

-

28


 

   Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij.  

 

 

-

29


 

   Sepse ata qė ai i ka njohur qė mė parė, edhe i ka paracaktuar qė tė jenė tė ngjashėm me shėmbėlltyrėn e Birit tė tij, kėshtu qė ai tė jetė i parėlinduri nė mes tė shumė vėllezėrve.  

 

 

-

30


 

   Dhe ata qė ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata qė i thirri edhe i shfajėsoi; dhe ata qė i shfajėsoi, ata edhe i pėrlėvdoi.  

 

 

-

31


 

   Ēfarė tė themi, pra, pėr kėto gjėra? Nė qoftė se Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh?  

 

 

-

32


 

   Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėra bashkė me tė?  

 

 

-

33


 

   Kush do t`i padisė tė zgjedhurit e Perėndisė? Perėndia ėshtė ai qė i shfajėson.  

 

 

-

34


 

   Kush ėshtė ai qė do t`i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne.  

 

 

-

35


 

   Kush do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata?  

 

 

-

36


 

   Siē ėshtė shkruar: ``Pėr ty po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje``.  

 

 

-

37


 

   Por nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi.  

 

 

-

38


 

   Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme,  

 

 

-

39


 

   as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė.  

 

 

-

Romakėve 9

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: