Albanian Bible

Ezekieli 9

Ezekieli

Return to Index

Chapter 10

1


 

   Unė po shikoja dhe ja, mbi kupėn qiellore qė ishte mbi kryet e kerubinėve, dukej mbi ta njė si gur safiri qė i pėrngjante nga forma njė froni.  

 

 

-

2


 

   Zoti i foli pastaj njeriut tė veshur me rroba liri dhe i tha: "Shko midis rrotave poshtė kerubinit, mbushi duart me qymyr tė ndezur qė ėshtė midis kerubinėve dhe pėrhapi mbi qytetin". Dhe ai shkoi, ndėrsa unė shikoja.  

 

 

-

3


 

   Kur hyri ai njeri, kerubinėt rrinin nė tė djathtė tė tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendshėm.  

 

 

-

4


 

   Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke lėvizur drejt pragut tė tempullit; atėherė tempulli u mbush me renė dhe oborri u mbush me shkėlqimin e lavdisė tė Zotit.  

 

 

-

5


 

   Zhurma e krahėve tė kerubinėve u dėgjua deri nė oborrin e jashtėm, ashtu si zėri i Perėndisė tė plotfuqishėm kur flet.  

 

 

-

6


 

   Kur Zoti e urdhėroi njeriun e veshur me rroba liri, duke thėnė: "Merr zjarrin midis rrotave qė ndodhen ndėr kerubinė", ai shkoi tė ndalet pranė njė rrote.  

 

 

-

7


 

   Atėherė njė kerubin shtriu dorėn midis kerubinėve drejt zjarrit qė ishte mes tyre, e mori dhe e vuri nė duart e njeriut tė veshur me rroba liri, qė e pranoi dhe doli.  

 

 

-

8


 

   Kerubinėt dukeshin sikur kishin formėn e dorės sė njeriut poshtė krahėve.  

 

 

-

9


 

   Shikova akoma dhe ja, nė krah tė kerubinėve kishte katėr rrota, njė rrotė pėrbri ēdo kerubini dhe njė rrotė tjetėr pėr ēdo kerubin tjetėr; rrotat kishin pamjen e njė guri tė topazit.  

 

 

-

10


 

   Dukej sikur qė tė katra kishin po atė formė, sikur njė rrotė tė ishte nė mes tė tjetrės.  

 

 

-

11


 

   Kur lėviznin, shkonin nga njė prej katėr drejtimeve tė tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin, por ndiqnin drejtimin qė kishte marrė koka e tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin.  

 

 

-

12


 

   Tėrė trupi i tyre, kurrizi i tyre, duart e tyre, krahėt e tyre ishin plot me sy rreth e qark, po, edhe vetė rrotat qė kishin tė katėr.  

 

 

-

13


 

   Unė dėgjova qė rrotat quheshin "Turbina".  

 

 

-

14


 

   Ēdo kerubin kishte katėr fytyra; fytyra e parė ishte fytyra e kerubinit, fytyra e dytė ishte fytyra e njeriut, fytyra e tretė fytyra e luanit dhe fytyra e katėrt ajo e shqiponjės.  

 

 

-

15


 

   Pastaj kerubinėt u ngritėn. Ata ishin po ato qenie tė gjalla qė kisha parė pranė lumit Kebar.  

 

 

-

16


 

   Kur kerubinėt lėviznin, edhe rrotat lėviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubinėt hapnin fletėt pėr t`u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre.  

 

 

-

17


 

   Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe ato; kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe ato bashkė me ta, sepse fryma e qėnieve tė gjalla ishte ndėr ta.  

 

 

-

18


 

   Lavdia e Zotit u largua pastaj nga pragu i tempullit dhe u ndal te kerubinėt.  

 

 

-

19


 

   Pastaj kerubinėt i hapėn krahėt e tyre dhe u ngritėn nga toka para syve tė mi; ndėrsa po largoheshin edhe rrotat ishin pranė tyre. U ndalėn pastaj te hyrja e portės qė shikonte nga lindja e shtėpisė tė Zotit, ndėrsa lavdia e Perėndisė tė Izraelit qėndronte lart mbi ta.  

 

 

-

20


 

   Ishin po ato qenie tė gjalla qė kisha parė nėn Perėndinė e Izraelit pranė lumit Kebar dhe njoha qė ishin kerubinė.  

 

 

-

21


 

   Secili prej tyre kishte katėr fytyra, secili katėr krahė dhe poshtė krahėve tė tyre dilte forma e dorės sė njeriut.  

 

 

-

22


 

   Sa pėr pamjen e fytyrave tė tyre, ishin po ato fytyra qė kisha parė pranė lumit Kebar; ishin po ato shėmbėlltyra dhe po ata kerubinė. Secili shkonte drejt para tij.  

 

 

-

Ezekieli 11

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: