Albanian Bible

Vajtimet 2

Vajtimet

Return to Index

Chapter 3

1


 

   Unė jam njeriu qė pa hidhėrimin nėn thuprėn e tėrbimit tė tij.  

 

 

-

2


 

   Ai mė ka udhėhequr dhe mė ka bėrė tė eci nėpėr terr dhe jo nė dritė.  

 

 

-

3


 

   Po, kundėr meje ai ka kthyer disa herė dorėn e tij tėrė ditėn.  

 

 

-

4


 

   Ai ka konsumuar mishin tim dhe lėkurėn time, ka coptuar kockat e mia.  

 

 

-

5


 

   Ka ndėrtuar fortesa kundėr meje, mė ka rrethuar me hidhėrim dhe me ankth.  

 

 

-

6


 

   Ka bėrė qė unė tė banoj nė vende plot errėsirė, ashtu si tė vdekurit prej shumė kohe.  

 

 

-

7


 

   Mė ka ndėrtuar njė mur rreth e qark, me qėllim qė unė tė mos dal; e ka bėrė tė rėndė zinxhirin tim.  

 

 

-

8


 

   Edhe kur bėrtas dhe kėrkoj ndihmė me zė tė lartė, ai nuk pranon tė dėgjojė lutjen time.  

 

 

-

9


 

   Ai i ka mbyllur rrugėt e mia me gurė tė prerė, i ka bėrė shtigjet e mia plot me prita.  

 

 

-

10


 

   Ai ka qenė pėr mua si njė ari nė pritė, si njė luan nė vende tė fshehta.  

 

 

-

11


 

   Ka devijuar rrugėt e mia, mė ka coptuar dhe mė ka dėshpėruar.  

 

 

-

12


 

   Ka nderur harkun e tij dhe mė ka bėrė objekt tė shigjetave tė tij.  

 

 

-

13


 

   Ka bėrė tė depėrtojnė nė zemrėn time shigjetat e kukurės sė tij.  

 

 

-

14


 

   Jam bėrė tallja e tėrė popullit tim, kėnga e tij e tėrė ditės.  

 

 

-

15


 

   Mė ka ngopur me hidhėrim, mė ka bėrė tė pij pelin.  

 

 

-

16


 

   Mė ka coptuar dhėmbėt me zall, mė ka mbuluar me hi.  

 

 

-

17


 

   Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirėqėnien.  

 

 

-

18


 

   Kam thėnė: "Éshtė zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".  

 

 

-

19


 

   Kujtohu pėr pikėllimin dhe pėr endjen time, pėr pelinin dhe hidhėrimin.  

 

 

-

20


 

   Shpirti im kujtohet gjithnjė pėr kėtė dhe ėshtė i rrėzuar brenda meje.  

 

 

-

21


 

   Kėtė dua ta sjell nė mėndje dhe prandaj dua tė shpresoj.  

 

 

-

22


 

   Éshtė njė hir i Zotit qė nuk jemi shkatėrruar plotėsisht, sepse mėshirat e tij nuk janė mbaruar plotėsisht.  

 

 

-

23


 

   Pėrtėriten ēdo mėngjes; e madhe ėshtė besnikeria jote.  

 

 

-

24


 

   "Zoti ėshtė pjesa ime", thotė shpirti im, "prandaj do tė kem shpresė tek ai.  

 

 

-

25


 

   Zoti ėshtė i mirė me ata qė kanė shpresė tek ai, me shpirtin qė e kėrkon.  

 

 

-

26


 

   Gjė e mirė ėshtė tė presėsh nė heshtje shpėtimin e Zotit.  

 

 

-

27


 

   Gjė e mirė ėshtė pėr njeriun tė mbajė zgjedhėn nė rininė e tij.  

 

 

-

28


 

   Le tė ulet i vetmuar dhe tė qėndrojė nė heshtje kur Perėndia ia imponon.  

 

 

-

29


 

   Le ta vėrė gojėn e tij nė pluhur, ndofta ka ende shpresė.  

 

 

-

30


 

   Le ti japė faqen atij qė e godet, tė ngopet me fyerje.  

 

 

-

31


 

   Sepse Zoti nuk hedh poshtė pėr gjithnjė;  

 

 

-

32


 

   por, nė rast se tė hidhėron, do ti vijė keq sipas shumicės sė zemėrmirėsive tė tij,  

 

 

-

33


 

   sepse nuk e bėn me kėnaqėsi poshtėrimin dhe hidhėrimin e bijve tė njerėzve.  

 

 

-

34


 

   Kur dikush shtyp nėn kėmbėt e tij tėrė robėrit e dheut,  

 

 

-

35


 

   kur dikush shtrėmbėron tė drejtėn e njė njeriu nė prani tė Mė tė Lartit,  

 

 

-

36


 

   kur dikujt i bėhet njė padrejtėsi nė ēėshtjen e tij, a nuk e shikon Zoti?  

 

 

-

37


 

   Vallė kush thotė diēka qė mė pas realizohet, nė rast se Zoti nuk e ka urdhėruar?  

 

 

-

38


 

   E keqja dhe e mira a nuk vijnė vallė nga goja e Mė tė Lartit?  

 

 

-

39


 

   Pse vallė ankohet njė njeri i gjallė, njė njeri pėr ndėshkimin e mėkateve tė tij?  

 

 

-

40


 

   Le tė shqyrtojmė rrugėt tona, t`i hetojmė dhe tė kthehemi tek Zoti.  

 

 

-

41


 

   Le tė ngremė lart zemrat tona dhe duart tona nė drejtim tė Perėndisė tė qiejve.  

 

 

-

42


 

   Ne kemi kryer mėkate, kemi qėnė rebelė dhe ti nuk na ke falur.  

 

 

-

43


 

   Je mbėshtjellė nė zėmėrimin tėnd dhe na ke ndjekur, na ke vrarė pa mėshirė.  

 

 

-

44


 

   Ti je mbėshtjellė nė njė re, nė mėnyrė qė asnjė lutje tė mos kalonte dot.  

 

 

-

45


 

   Na ke bėrė plehra dhe mbeturina nė mes tė popujve.  

 

 

-

46


 

   Tėrė armiqtė tanė kanė hapur gojėn kundėr nesh.  

 

 

-

47


 

   Na ka rėnė mbi trup tmerri, laku, dėshpėrimi i thellė dhe shkatėrrimi.  

 

 

-

48


 

   Rrėke uji rrjedhin nga sytė e mi pėr shkatėrrimin e bijės sė popullit tim.  

 

 

-

49


 

   Syri im derdh lot pa pushim, pa ndėrprerje,  

 

 

-

50


 

   deri sa Zoti tė mos vėshtrojė nga qielli dhe tė mos shikojė.  

 

 

-

51


 

   Syri im i sjell dhembje shpirtit tim pėr tė gjitha bijat e qytetit tim.  

 

 

-

52


 

   Ata qė mė urrejnė pa shkak mė kanė gjuajtur si tė isha zog.  

 

 

-

53


 

   Kanė shkatėrruar jetėn time nė gropė, mė kanė hedhur gurė.  

 

 

-

54


 

   Ujrat rrjedhin mbi kokėn time, unė thoja: "Ka marrė fund pėr mua".  

 

 

-

55


 

   Pėrmenda emrin tėnd, o Zot, nga thellėsia e gropės.  

 

 

-

56


 

   Ti e dėgjove zėrin tim; mos ia fshih veshin tėnd psherėtimės sime, thirrjes time pėr ndihmė.  

 

 

-

57


 

   Kur tė kam thirrur ti je afruar; ke thėnė: "Mos ki frikė!"  

 

 

-

58


 

   O Zot ti ke mbrojtur ēėshtjen e shpirtit tim, ti ke ēliruar jetėn time.  

 

 

-

59


 

   O Zot, ti ke parė dėmin qė kam pėsuar, prandaj mbro ēėshtjen time!  

 

 

-

60


 

   Ti ke parė tėrė frymėn e tyre tė hakmarrjes, intrigat e tyre kundėr meje.  

 

 

-

61


 

   Ti ke dėgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tėrė intrigat e tyre kundėr meje,  

 

 

-

62


 

   fjalimet e tyre qė ngrihen kundėr meje, atė qė mendojnė kundėr meje tėrė ditėn.  

 

 

-

63


 

   Vėr re kur ulen dhe kur ngrihen, unė jam kėnga e tyre.  

 

 

-

64


 

   Shpėrbleji, o Zot, sipas veprės sė duarve tė tyre.  

 

 

-

65


 

   Bėji zemėrgur, mallkimi yt qoftė mbi ta.  

 

 

-

66


 

   Ndiqi nė zemėrimin tėnd dhe shkatėrroi poshtė qiejve tė Zotit.  

 

 

-

Vajtimet 4

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: