Albanian Bible

Jeremia 22

Jeremia

Return to Index

Chapter 23

1


 

   "Mjerė barinjtė qė prishin dhe shpėrndajnė kopenė e kullotės sime", thotė Zoti.  

 

 

-

2


 

   Prandaj kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, kundėr barinjve qė kullosin popullin tim: "Ju keni shpėrndarė delet e mia, i keni pėrzėnė dhe nuk keni pasur kujdes pėr to; ja, unė do t`ju dėnoj pėr ligėsinė e veprimeve tuaja", thotė Zoti.  

 

 

-

3


 

   "Por do tė mbledh kusurin e deleve tė mia nga tė gjitha vendet ku i kam shpėrndarė dhe do t`i ēoj pėrsėri nė kullotat e tyre, ku do tė jenė pjellore dhe do tė shumohen.  

 

 

-

4


 

   Do tė caktoj mbi to barinj qė do t`i kullosin dhe nuk do tė kenė mė ndrojtje as frikė; nuk do tė mungojė asnjė prej tyre", thotė Zoti.  

 

 

-

5


 

   "Ja, ditėt po vijnė", thotė Zoti, "nė tė cilat do tė shkaktoj qė tė dalė nga Davidi njė filiz i drejtė, qė do tė mbretėrojė si mbret, do tė ketė mbarėsi dhe do tė ushtrojė gjykimin dhe drejtėsinė nė vend.  

 

 

-

6


 

   Nė ditėt e tij Juda do tė shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė nė siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: "Zoti drejtėsia jonė".  

 

 

-

7


 

   Pra, ditėt po vijnė", thotė Zoti, "gjatė tė cilave nuk do tė thuhet mė: "Pėr Zotin e gjallė qė i nxori bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit",  

 

 

-

8


 

   por: "Pėr Zotin e gjallė qė nxori dhe ēoi pėrsėri pasardhėsit e shtėpisė sė Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tė tėra vendet ku i kisha shpėrndarė"; dhe ata do tė qėndrojnė nė vendin e tyre".  

 

 

-

9


 

   Zemra ime ėshtė thyer brenda meje pėr shkak tė profetėve, tėrė kockat e mia dridhen. Jam si njė i dehur, si njė njeri i mposhtur nga vera, pėr shkak tė Zotit dhe fjalėve tė tij tė shenjta.  

 

 

-

10


 

   Sepse vendi ėshtė plot me shkelės tė kurorės, pėr shkak tė mallkimit vendi ėshtė nė zi, kullotat e shkretėtirės janė tharė. Vrapi i tyre ėshtė i mbrapshtė dhe forca e tyre nuk ėshtė e drejtė.  

 

 

-

11


 

   "Si prifti ashtu edhe profeti janė prishur; po, e kam gjetur ligėsinė e tyre edhe nė vetė shtėpinė time", thotė Zoti.  

 

 

-

12


 

   "Prandaj rruga e tyre do tė jetė pėr ta si shtigje ku njeriu shket; do tė shtyhen nė errėsirė dhe do tė rrėzohen nėpėr to, sepse do tė bėj qė tė bjerė mbi ta njė gjėmė, nė vitin e dėnimit tė tyre", thotė Zoti.  

 

 

-

13


 

   "Kam vėrejtur budallallėqe midis profetėve tė Samarias: profetizonin nė emėr tė Baalit dhe e ēonin nė rrugė tė keqe popullin tim tė Izraelit.  

 

 

-

14


 

   Edhe ndėrmjet profetėve tė Jeruzalemit kam parė gjėra tė ndyra: kryejnė shkelje tė kurorės, ecin nė mėnyrė tė rreme, pėrforcojnė duart e keqbėrėsve, dhe kėshtu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe qė ka marrė. Pėr mua janė qė tė gjithė si Sodoma, dhe banorėt e tij si Gomora".  

 

 

-

15


 

   Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive pėr profetėt: "Ja, unė do t`i ushqej me pelin dhe do t`i bėj tė pinė ujė tė helmuar, sepse nga profetėt e Jeruzalemit pabesia ėshtė pėrhapur nė tėrė vendin".  

 

 

-

16


 

   Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Mos dėgjoni fjalėt e profetėve qė ju bėjnė profeci. Ata ju bėjnė tė kėqinj; ju parashtrojnė vegimet e zemrave tė tyre dhe jo atė qė del nga goja e Zotit.  

 

 

-

17


 

   U flasin vazhdimisht atyre qė mė pėrbuzin: "Zoti ka thėnė: Do tė keni paqe"; dhe gjithė atyre qė ecin nė kryeneēėsinė e zemrės sė tyre: "Asnjė e keqe nuk do t`ju vijė".  

 

 

-

18


 

   Por kush ka marrė pjesė nė kėshillėn e Zotit? Kush ka parė, kush ka dėgjuar fjalėn e tij? Kush i ka kushtuar kujdes fjalės sė tij dhe e ka dėgjuar?  

 

 

-

19


 

   Ja furtuna e Zotit po shpėrthen me tėrbim, njė furtunė e tmerrshme do tė shpėrthejė mbi kryet e tė pabesėve.  

 

 

-

20


 

   Zemėrimi i Zotit nuk do tė qetėsohet deri sa tė ketė kryer dhe plotėsuar synimet e zemrės sė tij; ditėt e fundit do tė kuptoni fare mirė.  

 

 

-

21


 

   Unė nuk i kam dėrguar ata profetė; por ata kanė vrapuar; nuk u kam folur atyre, por ata kanė profetizuar.  

 

 

-

22


 

   Por, sikur tė kishin marrė pjesė nė kėshillėn time, atėherė do tė bėnin qė populli im tė dėgjonte fjalėt e mia, dhe kėshtu do ta largonin nga rruga e tyre e keqe dhe nga ligėsia e veprimeve tė tyre.  

 

 

-

23


 

   A jam unė vetėm njė Perėndi nga afėr", thotė Zoti, "apo dhe njė Perėndi nga larg?  

 

 

-

24


 

   A mundet dikush tė fshihet nė vende tė fshehta nė mėnyrė qė unė tė mos e shoh?", thotė Zoti. "A nuk e mbush unė qiellin dhe tokėn?", thotė Zoti.  

 

 

-

25


 

   "Kam dėgjuar atė qė thonė profetėt qė profetizojnė gėnjeshtra nė emrin tim, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr, pashė njė ėndėrr!".  

 

 

-

26


 

   Deri kur do tė vazhdojė kjo nė zemrėn e kėtyre profetėve qė profetizojnė gėnjeshtra dhe profetizojnė mashtrimin e zemrės sė tyre?  

 

 

-

27


 

   Ata mendojnė qė populli im do tė harrojė emrin tim me ėndrrat e tyre qė i tregojnė njėri-tjetrit, ashtu si etėrit e tyre harruan emrin tim pėr Baalin.  

 

 

-

28


 

   Profeti qė pa njė ėndėrr le ta tregojė ėndrrėn, por ai qė ka fjalėn time le ta kallėzojė atė me besnikėri. Ē`punė ka kashta me grurin?", thotė Zoti.  

 

 

-

29


 

   "A nuk ėshtė fjala ime si zjarri?", thotė Zoti, "dhe si njė ēekiē qė thyen gurin?  

 

 

-

30


 

   Prandaj ja", thotė Zoti, "unė jam kundėr profetėve qė i vjedhin njėri-tjetrit fjalėt e mia.  

 

 

-

31


 

   Ja", thotė Zoti, "unė jam kundėr profetėve qė pėrdorin gjuhėn e tyre dhe thonė: "Ai thotė".  

 

 

-

32


 

   Ja, unė jam kundėr atyre qė profetizojnė ėndrra tė rreme", thotė Zoti, "dhe ia tregojnė popullit tim dhe e prishin atė me gėnjeshtrat dhe me mburrėsitė e tyre, megjithėse unė nuk i kam dėrguar dhe as nuk u kam dhėnė ndonjė urdhėr; prandaj nuk do tė jenė aspak tė vlefshėm pėr kėtė popull", thotė Zoti.  

 

 

-

33


 

   Nė qoftė se ndėrkaq ky popull ose njė profet a njė prift do tė tė pyesė, duke thėnė: "Cili ėshtė orakulli i Zotit?", ti do t`u pėrgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unė do t`ju hedh poshtė", thotė Zoti.  

 

 

-

34


 

   "Sa pėr profetin, priftin o popullin qė do tė thotė: "Orakulli i Zotit", unė do ta dėnoj atė person dhe shtėpinė e tij.  

 

 

-

35


 

   Kėshtu do t`i thoni secili fqinjit tė vet secili vėllait tė vet: "Ēfarė pėrgjigje ka dhėnė Zoti?" dhe "Ēfarė ka thėnė Zoti?".  

 

 

-

36


 

   Por orakullin e Zotit nuk do ta pėrmendni mė, sepse fjala e secilit do tė jetė orakulli i tij, sepse keni shtrembėruar fjalėt e Perėndisė tė gjallė, Zoti i ushtrive, Perėndia ynė.  

 

 

-

37


 

   Kėshtu do t`i thuash profetit: "Ēfarė pėrgjigje tė dha Zoti?" dhe "Ēfarė ka thėnė Zoti?".  

 

 

-

38


 

   Por nė rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atėherė kėshtu thotė Zoti: Me qenė se thoni kėtė fjalė: "Orakulli i Zotit", megjithėse unė ju kisha dėrguar fjalė: Mos thoni mė "Orakulli i Zotit",  

 

 

-

39


 

   ja, unė do t`ju harroj plotėsisht dhe do t`ju hedh larg fytyrės sime, ju dhe qytetin qė ju kisha dhėnė juve dhe etėrve tuaj,  

 

 

-

40


 

   dhe do t`ju mbuloj me njė turp tė pėrjetshėm, qė nuk do tė harrohet kurrė".  

 

 

-

Jeremia 24

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: