Albanian Bible

Fjalėt e urta 24

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 25

1


 

   Edhe kėto janė fjalė tė urta tė Salomonit, tė transkriptuara nga njerėzit e Ezekias, mbretit tė Judės.  

 

 

-

2


 

   Éshtė lavdi e Perėndisė tė fshehėsh njė gjė, por ėshtė lavdi e mbretėrve ta hetosh atė.  

 

 

-

3


 

   Qiejtė pėr lartėsinė e tyre, toka pėr thellėsinė e saj dhe zemra e mbretėrve janė tė panjohshėm.  

 

 

-

4


 

   Hiq zgjyrėn nga argjendi dhe ka pėr tė dalė njė enė pėr argjendarin.  

 

 

-

5


 

   Largo tė pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do tė bėhet i qėndrueshėm nė drejtėsi.  

 

 

-

6


 

   Mos u pėrlėvdo nė prani tė mbretit dhe mos zėr vendin e njerėzve tė mėdhenj,  

 

 

-

7


 

   sepse ėshtė mė mirė tė thuhet: "Ngjitu kėtu lart", se sa tė tė ulin pėrpara princit, qė sytė e tu kanė parė.  

 

 

-

8


 

   Mos bėj padi me tepėr nxitim, sepse nė fund nuk do tė dish ēfarė tė bėsh, kur i afėrmi yt do tė tė ketė bėrė me turp.  

 

 

-

9


 

   Diskutoje padinė tėnde kundėr tė afėrmit tėnd, por mos e zbulo sekretin e njė tjetri,  

 

 

-

10


 

   me qėllim qė ai qė tė dėgjon tė mos tė tė diskreditojė dhe nami yt tė njolloset pėr gjithnjė.  

 

 

-

11


 

   Njė fjalė e thėnė nė kohėn e duhur ėshtė si molla tė arta mbi njė enė argjendi.  

 

 

-

12


 

   Pėr njė vesh tė bindur, njė i urtė qė qorton ėshtė si njė vath i artė, njė zbukurim prej ari tė kulluar.  

 

 

-

13


 

   Njė lajmėtar besnik ėshtė, pėr ata qė e dėrgojnė, si freskia e borės nė kohėn e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit tė tij.  

 

 

-

14


 

   Ai qė mburret duke gėnjyer se ka bėrė njė dhuratė ėshtė si retė dhe era pa shi.  

 

 

-

15


 

   Me durimin i mbushet mendja njė princi dhe gjuha e ėmbėl thyen kockat.  

 

 

-

16


 

   Nė rast se gjen mjaltė, ha aq sa tė mjafton, me qėllim qė tė mos dendesh dhe pastaj tė vjellėsh.  

 

 

-

17


 

   Shko rrallė nė shtėpinė e tė afėrmit tėnd, qė ai tė mos mėrzitet me ty sa tė tė urrejė.  

 

 

-

18


 

   Njeriu qė deponon gėnjeshtra kundėr tė afėrmit tė tij ėshtė si njė topuz, njė shpatė dhe njė shigjetė e mprehtė.  

 

 

-

19


 

   Besimi te njė njeri i pabesė ditėn e fatkeqėsisė ėshtė si njė dhėmb i thyer dhe njė kėmbė e ndrydhur.  

 

 

-

20


 

   Kush i kėndon kėngė njė zemre tė pikėlluar ėshtė si ai qė heq rrobat e tij nė njė ditė tė ftohtė dhe si uthulla mbi sodėn.  

 

 

-

21


 

   Nė qoftė se armiku yt ka uri, jepi bukė pėr tė ngrėnė, dhe nė se ka etje, jepi ujė pėr tė pirė,  

 

 

-

22


 

   sepse kėshtu do tė grumbullosh thėngjij mbi kokėn e tij, dhe Zoti do tė tė shpėrblejė.  

 

 

-

23


 

   Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha qė shpif tinėz e bėn fytyrėn tė indinjuar.  

 

 

-

24


 

   Éshtė mė mirė tė banosh nė cep tė njė ēatie se sa nė njė shtėpi bashkė me njė grua grindavece.  

 

 

-

25


 

   Njė lajm i mirė nga njė vend i largėt ėshtė si ujė i freskėt pėr njė njeri tė lodhur dhe tė etur.  

 

 

-

26


 

   I drejti qė dridhet pėrpara tė pabesit ėshtė si njė burim i turbullt dhe njė pus i ndotur.  

 

 

-

27


 

   Tė hash shumė mjaltė nuk ėshtė mirė, dhe tė kėrkosh lavdinė tėnde nuk ėshtė lavdi.  

 

 

-

28


 

   Njeriu qė nuk di tė frenojė zemėrimin e tij ėshtė si njė qytet i shkrehur pa mure.  

 

 

-

Fjalėt e urta 26

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: