Albanian Bible

Psalmet 118

Psalmet

Return to Index

Chapter 119

1


 

   Lum ata qė kanė njė rrugė pa njollė dhe qė ecin me ligjin e Zotit.  

 

 

-

2


 

   Lum ata qė respektojnė mėsimet e tij, qė e kėrkojnė me gjithė zemėr  

 

 

-

3


 

   dhe nuk kryejnė tė keqen, por ecin nė rrugėt e tij.  

 

 

-

4


 

   Ti na ke urdhėruar tė respektojmė urdhėrimet e tua me kujdes.  

 

 

-

5


 

   Oh, rrugėt e mia qofshin tė qėndrueshme nė respektimin e statuteve tė tua.  

 

 

-

6


 

   Atėherė nuk do tė turpėrohem, kur tė kem parasysh tė gjitha urdhėrimet e tua.  

 

 

-

7


 

   Do tė tė kremtoj me zemėr tė drejtė ndėrsa mėsoj dekretet e tua tė drejta.  

 

 

-

8


 

   Do tė respektoj statutet e tua, mos mė braktis plotėsisht.  

 

 

-

9


 

   Si mundet njė i ri tė bėjė rrugėn e tij tė pastėr? Duke e ruajtur me fjalėn tėnde.  

 

 

-

10


 

   Tė kam kėrkuar me gjithė zemėr; mos mė lėr tė devijoj nga urdhėrimet e tua.  

 

 

-

11


 

   E kam ruajtur fjalėn tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje.  

 

 

-

12


 

   Ti je i bekuar, o Zot, mė mėso statutet e tua.  

 

 

-

13


 

   Me buzėt e mia kam numėruar tė gjitha dekretet e gojės sate.  

 

 

-

14


 

   Gėzohem duke ndjekur porositė e tua, ashtu sikur tė zotėroja tėrė pasuritė.  

 

 

-

15


 

   Do tė mendoj thellė mbi urdhėrimet e tua dhe do tė marrė nė konsideratė shtigjet e tua.  

 

 

-

16


 

   Do tė kėnaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalėn tėnde.  

 

 

-

17


 

   Bėji tė mirė shėrbėtorit tėnd, dhe unė do tė jetoj dhe do tė respektoj fjalėn tėnde.  

 

 

-

18


 

   Hapi sytė e mi dhe unė do tė sodit mrekullitė e ligjit tėnd.  

 

 

-

19


 

   Unė jam i huaji mbi dhe; mos m`i fshih urdhėrimet e tua.  

 

 

-

20


 

   Shpirti im tretet nga dėshira e dekreteve tė tua nė ēdo kohė.  

 

 

-

21


 

   Ti i qorton kryelartėt, qė janė tė mallkuar, sepse largohen nga urdhėrimet e tua.  

 

 

-

22


 

   Hiq prej meje turpin dhe pėrbuzjen, sepse unė i kam respektuar porositė e tua.  

 

 

-

23


 

   Edhe sikur princat tė ulen dhe tė flasin kundėr teje, shėrbėtori yt do tė mendohet thellė mbi ligjet e tua.  

 

 

-

24


 

   Porositė e tua janė gėzimi im dhe kėshilltarėt e mi.  

 

 

-

25


 

   Unė bie pėrmbys nė pluhur; mė ringjall sipas fjalės sate.  

 

 

-

26


 

   Tė kam treguar rrugėt e mia, dhe ti mė je pėrgjigjur; mė mėso statutet e tua.  

 

 

-

27


 

   Mė bėj qė tė kuptoj rrugėn e urdhėrimeve tė tua, dhe unė do tė mendohem thellė mbi mrekullitė e tua.  

 

 

-

28


 

   Jeta ime tretet nė dhimbje; mė jep forcė sipas fjalės sate.  

 

 

-

29


 

   Mbamė larg nga gėnjeshtra dhe, nė hirin tėnd, bėmė tė njohur ligjin tėnd.  

 

 

-

30


 

   Kam zgjedhur rrugėn e besnikėrisė; i kam vėnė dekretet e tua para vetes.  

 

 

-

31


 

   Jam i lidhur me porositė e tua; o Zot, mos lejo qė unė tė hutohem.  

 

 

-

32


 

   Do tė veproj nė rrugėn e urdhėrimeve tė tua, sepse ti do tė mė zgjerosh zemrėn.  

 

 

-

33


 

   Mė mėso, o Zot, rrugėn e statuteve tė tu dhe unė do ta ndjek deri nė fund.  

 

 

-

34


 

   Mė jep mėnēuri dhe unė do ta ruaj ligjin tėnd; po, do ta respektoj me gjithė zemėr.  

 

 

-

35


 

   Mė bėj tė ec nė rrugėn e urdhėrimeve tė tua, sepse nė to gjej kėnaqėsinė time.  

 

 

-

36


 

   Pėrkule zemrėn time parimeve tė tua dhe jo lakmisė.  

 

 

-

37


 

   Largoji sytė e mi nga gjėrat e kota dhe gjallėromė nė rrugėt e tua.  

 

 

-

38


 

   Mbaje fjalėn tėnde shėrbėtorit tėnd, qė ka frikė nga ty.  

 

 

-

39


 

   Largo nga unė fyerjet e rėnda, qė mė trėmbin, sepse dekretet e tua janė tė mira.  

 

 

-

40


 

   Ja, unė dėshiroj me zjarr urdhėrimet e tua; gjallėromė nė drejtėsinė tėnde.  

 

 

-

41


 

   Le tė mė arrijė shpirtmadhėsia jote, o Zot, dhe shpėtimi yt sipas fjalės sate.  

 

 

-

42


 

   Kėshtu do tė mund t`i pėrgjigjem atij qė mė fyen, sepse kam besim te fjala jote.  

 

 

-

43


 

   Mos hiq plotėsisht nga goja ime fjalėn e sė vėrtetės, sepse unė kam shpresė te dekretet e tua.  

 

 

-

44


 

   Kėshtu do tė respektoj ligjin tėnd vazhdimisht, pėrjetė.  

 

 

-

45


 

   Do tė ec nė liri, sepse kėrkoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

46


 

   Do tė flas pėr porositė e tua para mbretėrve dhe nuk do tė turpėrohem.  

 

 

-

47


 

   Do tė kėnaqem me urdhėrimet e tua, sepse i dua.  

 

 

-

48


 

   Do tė ngre duart e mia drejt urdhėrimeve tė tua, sepse i dua, dhe do tė mendohem thellė mbi statutet e tua.  

 

 

-

49


 

   Mbaje mend fjalėn qė i ke dhėnė shėrbėtorit tėnd, me tė cilėn me kė bėrė tė kem shpresa.  

 

 

-

50


 

   Ky ėshtė pėrdėllimi im nė pikėllim, qė fjala jote mė ka dhėnė jetė.  

 

 

-

51


 

   Kryelartėt mė mbulojnė me tallje, por unė nuk largohem nga ligji yt.  

 

 

-

52


 

   Mbaj mend dekretet e tua tė lashta, o Zot, dhe kjo mė ngushėllon.  

 

 

-

53


 

   Njė indinjatė e madhe mė pushton pėr shkak tė tė pabesėve qė braktisin ligjin tėnd.  

 

 

-

54


 

   Statutet e tua kanė qenė kantikėt e mi nė shtėpinė e shtegėtimit tim.  

 

 

-

55


 

   O Zot, unė kujtoj emrin tėnd natėn dhe respektoj ligjin tėnd.  

 

 

-

56


 

   Kjo ndodh sepse respektoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

57


 

   Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar tė respektoj fjalėt e tua.  

 

 

-

58


 

   Tė jam lutur shumė, me gjihė zemėr; ki mėshirė pėr mua sipas fjalės sate.  

 

 

-

59


 

   Kam shqyrtuar rrugėt e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhėrave tė tua.  

 

 

-

60


 

   Pa asnjė mėdyshje nxitova tė respektoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

61


 

   Litarėt e tė pabesėve mė kanė mbėshtjellė, por unė nuk e kam harruar ligjin tėnd.  

 

 

-

62


 

   Nė mes tė natės ngrihem qė tė tė kremtoj, pėr shkak tė dekreteve tė tua tė drejta.  

 

 

-

63


 

   Unė jam shok i gjithė atyre qė kanė frikė prej teje dhe i atyre qė respektojnė urdhėrimet e tua.  

 

 

-

64


 

   O Zot, toka ėshtė e mbushur me mirėsinė tėnde; mė mėso statutet e tua.  

 

 

-

65


 

   Ti i ke bėrė tė mira shėrbėtorit tėnd, o Zot, sipas fjalės sate.  

 

 

-

66


 

   Mė mėso tė gjykoj drejt dhe tė kem njohje, sepse u besoj urdhėrimeve tė tua.  

 

 

-

67


 

   Para se tė pikėllohem endesha sa andej e kėndej, por tani ndjek fjalėn tėnde.  

 

 

-

68


 

   Ti je i mirė dhe bėn tė mira; mė mėso statutet e tua.  

 

 

-

69


 

   Kryelartėt kanė trilluar kundėr meje, por unė do tė respektoj urdhėrimet e tua me gjithė zemėr.  

 

 

-

70


 

   Zemra e tyre ėshtė e pandjeshme si dhjami; por unė kėnaqem me ligjin tėnd.  

 

 

-

71


 

   Ka qenė njė e mirė pėr mua tė jem pikėlluar, qė kėshtu tė mėsoja statutet e tua.  

 

 

-

72


 

   Ligji i gojės sate pėr mua ėshtė mė i ēmuar se mijėra monedha ari dhe argjendi.  

 

 

-

73


 

   Duart e tua mė kanė bėrė dhe mė kanė dhėnė trajtė; mė jep zgjuarėsi qė tė mund tė mėsoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

74


 

   Ata qė kanė frikė prej teje do tė mė shohin dhe do tė kėnaqen, sepse pata shpresė nė fjalėn tėnde.  

 

 

-

75


 

   Unė e di, o Zot, qė dekretet e tua janė tė drejta, dhe qė ti mė ke hidhėruar nė besnikėrinė tėnde.  

 

 

-

76


 

   Mirėsia jote qoftė pėrdėllimi im, sipas fjalės qė i ke dhėnė shėrbėtorit tėnd.  

 

 

-

77


 

   Ardhshin tek unė dhemshuritė e tua tė mėdha dhe kėshtu paēa mundėsi tė jetoj, sepse ligji yt ėshtė kėnaqėsia ime.  

 

 

-

78


 

   U ngatėrrofshin mėndjemėdhenjtė, sepse mė trajtojnė nė mėnyrė tė padrejtė dhe pa arsye; por unė mendohem shumė mbi urdhėrimet e tua.  

 

 

-

79


 

   Le tė drejtohen tek unė ata qė kanė frikė nga ti dhe ata qė njohin urdhėrat e tua.  

 

 

-

80


 

   Le tė jetė zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qėllim qė unė tė mos ngatėrrohem.  

 

 

-

81


 

   Shpirti im shkrihet nga dėshira e zjarrtė e shpėtimit tėnd; unė kam shpresė nė fjalėn tėnde.  

 

 

-

82


 

   Sytė e mi dobėsohen duke pritur tė shkojė nė vend fjala jote, ndėrsa them: "Kur do tė mė ngushėllosh?".  

 

 

-

83


 

   Ndonėse jam bėrė si njė calik i ekspozuar nė tym, nuk i kam harruar statutet e tua.  

 

 

-

84


 

   Sa janė ditėt e shėrbėtorit tėnd? Kur do t`u vish hakut atyre qė mė ndjekin?  

 

 

-

85


 

   Mėndjemėdhenjtė kanė hapur gropa pėr mua; ata nuk veprojnė sipas ligjit tėnd.  

 

 

-

86


 

   Tėrė urdhėrimet e tua meritojnė besim; mė pėrndjekin pa tė drejtė; ndihmomė.  

 

 

-

87


 

   Mė kanė eliminuar gati gati nga toka, por unė nuk i kam braktisur urdhėrimet e tua.  

 

 

-

88


 

   Gjallėromė sipas mirėsisė sate, dhe unė do tė respektoj porositė e gojės sate.  

 

 

-

89


 

   Gjithnjė, o Zot, fjala jote ėshtė e qėndrueshme nė qiejtė.  

 

 

-

90


 

   Besnikėria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokėn dhe ajo ekziston.  

 

 

-

91


 

   Qielli dhe toka ekzistojnė deri nė ditėn e sotme, sepse ēdo gjė ėshtė nė shėrbimin tėnd.  

 

 

-

92


 

   Nė qoftė se ligji yt nuk do tė kishte qenė kėnaqėsia ime, do tė isha zhdukur nė pikėllimin tim.  

 

 

-

93


 

   Nuk do t`i harroj kurrė urdhėrimet e tua, sepse me anė tė tyre ti mė ke dhėnė jetėn.  

 

 

-

94


 

   Unė jam yti; shpėtomė, sepse kam kėrkuar urdhėrimet e tua.  

 

 

-

95


 

   Tė pabesėt mė zėnė pusi qė unė tė vdes, por unė do tė mbėshtetem nė parimet e tua.  

 

 

-

96


 

   Pashė caqet e ēdo gjėje tė pėrsour, por urdhėrimi yt nuk ka asnjė cak.  

 

 

-

97


 

   Oh, sa shumė e dua ligjin tėnd! Ai ėshtė pėrsiatja ime gjithė ditėn.  

 

 

-

98


 

   Urdhėrimet e tua mė bėjnė mė tė urtė se armiqtė e mi, sepse janė gjithnjė me mua.  

 

 

-

99


 

   Kuptoj mė shumė se tė gjithė mėsuesit e mi, sepse urdhėrimet e tua janė pėrsiatja ime.  

 

 

-

100


 

   Kam mė tepėr zgjuarėsi se pleqtė, sepse respektoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

101


 

   Kam pėrmbajtur hapat e mia nga ēdo shteg i keq, pėr tė respektuar fjalėn tėnde.  

 

 

-

102


 

   Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetė mė ke mėsuar.  

 

 

-

103


 

   Sa tė ėmbla janė fjalėt e tua nė gojėn time! Janė mė tė ėmbla se mjalti nė gojėn time.  

 

 

-

104


 

   Me anė tė urdhėrimeve tė tua unė pėrfitoj zgjuarėsinė; prandaj urrej ēdo shteg falsiteti.  

 

 

-

105


 

   Fjala jote ėshtė njė llambė nė kėmbėn time dhe njė dritė nė shtegun tim.  

 

 

-

106


 

   Unė jam betuar dhe do ta mbaj betimin qė tė respektoj dekretet e tua tė drejta.  

 

 

-

107


 

   Unė jam shumė i pikėlluar, gjallėromė, o Zot, sipas fjalės sate.  

 

 

-

108


 

   O Zot, prano ofertat spontane tė gojės sime dhe mėsomė dekretet e tua.  

 

 

-

109


 

   Ndonėse e kam gjithnjė shpirtin nė pėllėmbė tė dorės, nuk e harroj ligjin tėnd.  

 

 

-

110


 

   Tė pabesėt mė kanė ngritur kurthe, por unė nuk jam larguar nga udhėrimet e tua.  

 

 

-

111


 

   Porositė e tua janė trashėgimia ime pėrjetė; ato janė gėzimi i zemrės sime.  

 

 

-

112


 

   Jam zotuar me gjithė zemėr pėr t`i zbatuar nė praktikė statutet e tua pėrjetė, deri nė fund.  

 

 

-

113


 

   Unė i urrej njerėzit qė gėnjejnė, por e dua ligjin tėnd.  

 

 

-

114


 

   Ti je streha ime dhe mburoja ime; unė shpresoj nė fjalėn tėnde.  

 

 

-

115


 

   Largohuni, o njerėz tė kėqij, sepse unė dua tė respektoj urdhėrimet e Perėndisė tim.  

 

 

-

116


 

   Mė ndihmo sipas fjalės sate, qė unė tė jetoj, dhe tė mos lejoj tė ketė hutim nė shpresėn time.  

 

 

-

117


 

   Pėrforcomė dhe unė do tė shpėtoj, dhe do t`i kem gjithnjė statutet e tua pėrpara syve tė mi.  

 

 

-

118


 

   Ti i hedh poshtė tė gjithė ata qė largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre ėshtė gėnjeshtėr.  

 

 

-

119


 

   Ti zhduk si fundėrrina tėrė tė pabesėt e tokės; prandaj unė i dua porositė e tua.  

 

 

-

120


 

   Mishi im dridhet i tėri nga frika jote, dhe unė kam frikė nga dekretet e tua.  

 

 

-

121


 

   Unė kam bėrė atė qė ėshtė e ndershme dhe e drejtė; mos mė braktis nė duart e shtypėsve tė mi.  

 

 

-

122


 

   Jepi siguri dhe mbarėsi shėrbėtorit tėnd, dhe mos lejo qė mėndjemėdhenjtė tė mė shtypin.  

 

 

-

123


 

   Sytė e mi dobėsohen duke kėrkuar shpėtimin tėnd dhe fjalėn e drejtėsisė sate.  

 

 

-

124


 

   Kujdesu pėr shėrbėtorin tėnd sipas mirėsisė sate dhe mėsomė statutet e tua.  

 

 

-

125


 

   Unė jam shėrbėtori yt; mė jep mendje, qė tė mund tė njoh porositė e tua.  

 

 

-

126


 

   Éshtė koha, o Zot, qė tė veprosh; ata kanė anuluar ligjin tėnd.  

 

 

-

127


 

   Pėr kėtė arėsye unė i dua urdhėrimet e tua mė tepėr se ari; po, mė tepėr se ari i kulluar.  

 

 

-

128


 

   Pėr kėtė arėsye i konsideroj tė drejta urdhėrimet e tua dhe urrej ēdo shteg tė gėnjeshtrės.  

 

 

-

129


 

   Porositė e tua janė tė mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.  

 

 

-

130


 

   Zbulimi i fjalėve tė tua ndriēon dhe u jep mendje njerėzve tė thjeshtė.  

 

 

-

131


 

   Unė hap gojėn time dhe psherėtij, nga dėshira e madhe e porosive tė tua.  

 

 

-

132


 

   Kthehu nga unė dhe ki mėshirė pėr mua, ashtu si bėn me ata qė e duan emrin tėnd.  

 

 

-

133


 

   Stabilizoi hapat e mia sipas fjalėve tė tua dhe mos lejo qė asnjė paudhėsi tė mė sundojė.  

 

 

-

134


 

   Mė ēliro nga shtypja e njerėzve dhe unė do tė respektoj urdhėrimet e tua.  

 

 

-

135


 

   Bėj qė tė shkėlqejė fytyra jote mbi shėrbėtorin tėnd dhe mė mėso statutet e tua.  

 

 

-

136


 

   Rrėke lotėsh zbresin nga sytė e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.  

 

 

-

137


 

   Ti je i drejtė, o Zot, dhe dekretet e tua janė tė drejta.  

 

 

-

138


 

   Ti i ke pėrcaktuar porositė e tua me drejtėsi dhe me besnikėri tė madhe.  

 

 

-

139


 

   Zelli im tė tret, sepse armiqtė e mi kanė harruar fjalėt e tua.  

 

 

-

140


 

   Fjala jote ėshtė e pastėr nga ēdo zgjyrė; prandaj shėrbėtori yt e do.  

 

 

-

141


 

   Jam i vogėl dhe i pėrbuzur, por nuk i harroi udhėrimet e tua.  

 

 

-

142


 

   Drejtėsia jote ėshtė njė drejtėsi e pėrjetshme dhe ligji yt ėshtė i vėrtetė.  

 

 

-

143


 

   Ankthi dhe shqetėsimi mė kanė pushtuar, por urdhėrimet e tua janė gėzimi im.  

 

 

-

144


 

   Porositė e tua janė tė drejta pėrjetė; mė jep mendje dhe unė do tė jetoj.  

 

 

-

145


 

   Unė bėrtas me gjithė zemėr; pėrgjigjmu, o Zot, dhe unė do tė respektoj statutet e tua.  

 

 

-

146


 

   Unė tė kėrkoj; shpėtomė, dhe do tė respektoj porositė e tua.  

 

 

-

147


 

   Unė zgjohem para agimit dhe bėrtas; unė kam shpresė te fjala jote.  

 

 

-

148


 

   Sytė e mi paraprijnė natėn pėr tė menduar thellė fjalėn tėnde.  

 

 

-

149


 

   Dėgjo zėrin tim sipas mirėsisė sate; o Zot, gjallėromė sipas dekretit tėnd tė drejtė.  

 

 

-

150


 

   Kam afėr vetes ata qė ndjekin tė keqen, por ata janė larg ligjit tėnd.  

 

 

-

151


 

   Ti je afėr, o Zot, dhe tė gjitha urdhėrimet e tua janė tė vėrteta.  

 

 

-

152


 

   Prej shumė kohe kam mėsuar urdhėrimet e tua, tė cilat i ke vendosur pėrjetė.  

 

 

-

153


 

   Merr parasysh pikėllimin tim dhe mė ēliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tėnd.  

 

 

-

154


 

   Mbro ēėshtjen time dhe mė shpengo; mė gjallėro sipas fjalės sate.  

 

 

-

155


 

   Shpėtimi ėshtė larg nga tė pabesėt, sepse ata nuk kėrkojnė statutet e tua.  

 

 

-

156


 

   Dhemshuritė e tua janė tė mėdha, o Zot; mė gjallėro sipas dekreteve tė tua tė drejta.  

 

 

-

157


 

   Persekutuesit e mi dhe armiqtė e mi janė tė shumtė; por unė nuk largohem nga porositė e tua.  

 

 

-

158


 

   I pashė tė pabesėt dhe i urrej, sepse nuk respektojnė fjalėn tėnde.  

 

 

-

159


 

   Ki parasysh sa i dua urdhėrimet e tua! O Zot, gjallėromė sipas mirėsisė sate.  

 

 

-

160


 

   Shuma e fjalės sate ėshtė e vėrteta; dhe tė gjitha dekretet e tua tė drejta qėndrojnė pėrjetė.  

 

 

-

161


 

   Princat mė pėrndjekin pa arėsye, por zemra ime ka shumė frikė nga fjala jote.  

 

 

-

162


 

   Unė ndjej njė gėzim tė madh nė fjalėn tėnde, ashtu si ai qė gjen njė plaēkė tė madhe.  

 

 

-

163


 

   Urrej dhe s`e shoh dot me sy gėnjeshtrėn, por e dua ligjin tėnd.  

 

 

-

164


 

   Tė lėvdoj shtatė herė nė ditė pėr dekretet e tua tė drejta.  

 

 

-

165


 

   Paqe tė madhe kanė ata qė e duan ligjin tėnd, dhe nuk ka asgjė qė mund t`i rrėzojė.  

 

 

-

166


 

   O Zot, unė shpresoj nė shpėtimin tėnd dhe i zbatoj nė praktikė urdhėrimet e tua.  

 

 

-

167


 

   Unė kam respektuar porositė e tua dhe i dua me tė madhe.  

 

 

-

168


 

   Kam respektuar urdhėrimet e tua dhe porositė e tua, sepse tė gjitha rrugėt janė para teje.  

 

 

-

169


 

   Le tė arrijė deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalės sate.  

 

 

-

170


 

   Le tė arrijė deri te ti lutja ime, ēliromė sipas fjalės sate.  

 

 

-

171


 

   Buzėt e mia do tė pėrhapin lavde, me qėllim qė ti tė mė mėsosh statutet e tua.  

 

 

-

172


 

   Gjuha ime do tė shpallė fjalėn tėnde, sepse tėrė urdhėrimet e tua janė tė drejta.  

 

 

-

173


 

   Dora jote mė ndihmoftė, sepse unė kam zgjedhur urdhėrimet e tua.  

 

 

-

174


 

   Unė dėshiroj me zjarr shpėtimin tėnd, o Zot, dhe ligji yt ėshtė gėzimi im.  

 

 

-

175


 

   Le tė kem mundėsi tė jetoj qė tė tė lėvdoj, dhe le tė mė ndihmojnė dekretet e tua.  

 

 

-

176


 

   Unė po endem si njė dele e humbur. Kėrko shėrbėtorin tėnd, sepse unė nuk i harroi urdhėrimet e tua.  

 

 

-

Psalmet 120

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: