Albanian Bible

Psalmet 93

Psalmet

Return to Index

Chapter 94

1


 

   O Perėndi i hakmarrjes, o Zot, Perėndi i hakmarrjeve, shkėlqe.  

 

 

-

2


 

   Ēohu, o gjykatės i tokės, dhe jepu shpėrblimin mėndjemėdhenjve.  

 

 

-

3


 

   Deri kur tė pabesėt, o Zot, deri kur tė pabesėt do tė triumfojnė?  

 

 

-

4


 

   Ata vjellin fjalė dhe mbajnė fjalime tė paturpshme; tė gjithė ata qė kryejnė paudhėsi flasin me arrogancė.  

 

 

-

5


 

   Ata marrin nėpėr kėmbė popullin tėnd, o Zot, dhe shtypin trashėgiminė tėnde.  

 

 

-

6


 

   Vrasin gruan e ve dhe tė huajin, dhe vrasin jetimėt,  

 

 

-

7


 

   dhe thonė: "Zoti nuk shikon, Perėndia i Jakobit nuk kupton".  

 

 

-

8


 

   Kėrkoni tė kuptoni, o njerėz tė pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do tė bėheni tė zgjuar?  

 

 

-

9


 

   Ai qė ka vėnė veshin, a nuk dėgjon? Ai qė ka formuar syrin, a nuk shikon?  

 

 

-

10


 

   Ai qė ndreq kombet, a nuk do t`i dėnojė ata, ai qė i mėson diturinė njeriut?  

 

 

-

11


 

   Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di qė nuk janė veēse kotėsi.  

 

 

-

12


 

   Lum ai njeri qė ti ndreq, o Zot, dhe qė ti mėson sipas ligjit tėnd,  

 

 

-

13


 

   pėr t`i dhėnė prehje nė ditėt e fatkeqėsisė, deri sa t`i hapet gropa tė pabesit.  

 

 

-

14


 

   Sepse Zoti nuk ka pėr tė hedhur poshtė popullin e tij dhe nuk ka pėr tė braktisur trashėgiminė e tij.  

 

 

-

15


 

   Gjykimi do tė mbėshtetet pėrsėri mbi drejtėsinė, dhe tėrė ata qė janė tė drejtė nga zemra do t`i shkojnė pas.  

 

 

-

16


 

   Kush do tė ngrihet nė favorin tim kundėr njerėzve tė kėqij? Kush do tė mė dalė krah kundėr atyre qė kryejnė paudhėsi?  

 

 

-

17


 

   Nė qoftė se Zoti nuk do tė mė kishte ndihmuar, do tė kisha pėrfunduar shpejt nė vendin e heshtjes.  

 

 

-

18


 

   Kur thashė: "Kėmba ime ngurron", mirėsia jote, o Zot, mė ka pėrkrahur.  

 

 

-

19


 

   Kur njė numėr i madh shqetėsimesh mė mbysnin, pėrdėllimet e tua mė jepnin zemėr.  

 

 

-

20


 

   Do tė jetė vallė aleati yt gjykata e padrejtė, qė thur padrejtėsi nė emėr tė ligjit?  

 

 

-

21


 

   Ata mblidhen tok kundėr tė drejtit dhe dėnojnė gjakun e pafajshėm.  

 

 

-

22


 

   Por Zoti ėshtė kėshtjella ime dhe Perėndia im ėshtė kalaja nė tė cilėn gjej strehė.  

 

 

-

23


 

   Ai do tė lėshojė mbi ta ligėsinė e tyre dhe do t`i bėjė tė vdesin pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre; Zoti, Perėndia ynė, do t`i shkatėrrojė.  

 

 

-

Psalmet 95

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: