Albanian Bible

Jobi 33

Jobi

Return to Index

Chapter 34

1


 

   Elihu nisi pėrsėri tė flasė dhe tha:  

 

 

-

2


 

   "Dėgjoni, o njerėz tė urtė, fjalėt e mia, dhe ju, njerėz tė ditur, ma vini veshin!  

 

 

-

3


 

   Sepse veshi i shqyrton fjalėt, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.  

 

 

-

4


 

   Le tė zgjedhim ne vetė atė qė ėshtė e drejtė tė pranojmė midis nesh atė qė ėshtė e mirė.  

 

 

-

5


 

   Sepse Jobi ka thėnė: "Jam i drejtė, por Perėndia mė ka hequr drejtėsinė time.  

 

 

-

6


 

   A duhet tė gėnjej kundėr drejtėsisė sime? Plaga ime ėshtė e pashėrueshme, megjithėse jam pa mėkat".  

 

 

-

7


 

   Kush ėshtė si Jobi, qė e pi pėrqeshjen si ujin,  

 

 

-

8


 

   qė ecėn bashkė me keqbėrėsit dhe shkon bashkė me njerėzit e kėqij?  

 

 

-

9


 

   Sepse ka thėnė: "Nuk i vlen fare njeriut tė vendosė kėnaqėsinė e tij te Perėndia".  

 

 

-

10


 

   Mė dėgjoni, pra, o njerėz me mend! Qoftė larg Perėndisė paudhėsia dhe ligėsia qoftė larg tė Plotfuqishmit!  

 

 

-

11


 

   Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave tė tij dhe secilin e bėn tė gjejė shpėrblimin pėr sjelljen e tij.  

 

 

-

12


 

   Sigurisht Perėndia nuk kryen tė keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembėron drejtėsinė.  

 

 

-

13


 

   Kush i ka besuar kujdesin pėr tokėn, ose kush e ka vendosur mbi tėrė botėn?  

 

 

-

14


 

   Nė qoftė se Perėndia duhet tė vendoste nė zemėr tė vet tė tėrhiqte mbi vete Frymėn e tij dhe frymėn e tij,  

 

 

-

15


 

   ēdo mish do tė shkatėrrohej njėkohėsisht, dhe njeriu do tė kthehej nė pluhur.  

 

 

-

16


 

   Nė qoftė se ke mend, dėgjoje kėtė, vėr veshin pėr tė dėgjuar atė qė po tė them.  

 

 

-

17


 

   A mund tė qeverisė ai qė urren drejtėsinė? A guxon ti tė dėnosh tė Drejtin, tė Fuqishmin?  

 

 

-

18


 

   Ai qė i thotė njė mbreti: "Je pėr t`u pėrbuzur" dhe princave: "Jeni tė kėqij".  

 

 

-

19


 

   Por ai nuk bėn asnjė anėsi me tė mėdhenjtė dhe as e konsideron tė pasurin mė tepėr se tė varfrin, sepse tė gjithė janė vepra e duarve tė tij.  

 

 

-

20


 

   Nė njė ēast ata vdesin; nė mesin e natės njerėzia tronditet dhe zhduket, tė fuqishmit ēohen tutje pa dorė njeriu.  

 

 

-

21


 

   Sepse ai i mban sytė te rrugėt e njeriut, dhe shikon tėrė hapat e tij.  

 

 

-

22


 

   Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund tė fshihen njerėzit e kėqij.  

 

 

-

23


 

   Nė fakt Perėndia nuk ka nevojė ta kqyrė gjatė njė njeri para se ta nxjerrė pėr gjykim para tij.  

 

 

-

24


 

   Ai i ligėshton tė fuqishmit pa bėrė hetim dhe vė tė tjerė nė vendin e tyre.  

 

 

-

25


 

   Duke qenė se i njeh veprat e tyre, i rrėzon natėn dhe ata shkatėrrohen;  

 

 

-

26


 

   i godet si njerėz tė kėqij para syve tė tė gjithėve,  

 

 

-

27


 

   sepse janė larguar nga ai pa u kujdesur pėr rrugėt e tij,  

 

 

-

28


 

   deri sa tė arrijė tek ai britma e tė varfrit, sepse ai dėgjon britmėn e tė pikėlluarve.  

 

 

-

29


 

   Kur Perėndia jep qetėsinė, kush do ta dėnojė? Kur fsheh fytyrėn e tij, kush do tė mund ta shikojė, qoftė kundėr njė kombi tė tėrė ose kundėr njė njeriu tė vetėm,  

 

 

-

30


 

   pėr tė penguar qė i pabesi tė mbretėrojė dhe qė populli tė zihet ndėr leqe?  

 

 

-

31


 

   Dikush mund t`i thotė Perėndisė: "Unė e mbart fajin tim, po nuk do ta bėj mė tė keqen;  

 

 

-

32


 

   tregomė atė qė nuk arrij tė shikoj; nė rast se kam kryer ndonjė paudhėsi, nuk do ta bėj mė"?  

 

 

-

33


 

   A duhet tė tė shpėrblejė ai nė bazė tė konditave tė tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet tė zgjedhėsh dhe jo unė; prandaj thuaj atė qė di.  

 

 

-

34


 

   Njerėzit me mend; si ēdo njeri i urtė qė mė dėgjon, do tė mė thonė:  

 

 

-

35


 

   "Jobi flet pa mend, fjalėt e tij nuk kanė dituri".  

 

 

-

36


 

   Le tė provohet Jobi deri nė fund, sepse pėrgjigjet e tij janė si ato tė njerėzve tė kėqij,  

 

 

-

37


 

   sepse i shton mėkatit tė tij revoltėn, rreh duart mes nesh dhe i shumėzon fjalėt e tij kundėr Perėndisė".  

 

 

-

Jobi 35

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: