Albanian Bible

2 i Kronikave 27

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 28

1


 

   Ashazi ishte njėzet vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi gjashtėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem. Ai nuk bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, siē kishte bėrė Davidi, i ati;  

 

 

-

2


 

   por ndoqi rrugėt e mbretėrve tė Izraelit, madje bėri shėmbėlltyra prej metali tė shkrirė pėr Baalėt.  

 

 

-

3


 

   Ai dogji temjan nė luginėn e Birit tė Hinomit dhe dogji nė zjarr bijtė e tij, duke ndjekur veprimet e neveritshme tė kombeve qė Zoti kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit;  

 

 

-

4


 

   pėrveē kėsaj bėnte flijime dhe dogji temjan mbi vendet e larta, mbi kodrat dhe nėn ēdo pemė tė gjelbėruar.  

 

 

-

5


 

   Prandaj Zoti, Perėndia i tij, ia dha nė dorė mbretit tė Sirisė; ky i mundi dhe zuri njė numėr tė madh robėrish qė i ēuan nė Damask. U dha gjithashtu nė dorė tė mbretit tė Izraelit, qė i shkaktoi njė humbje tė madhe.  

 

 

-

6


 

   Nė tė vėrtetė Pekahu, bir i Remaliahut, brenda njė dite vrau njėqind e njėzet mijė burra nė Judė, tėrė trima, sepse kishin braktisur Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre.  

 

 

-

7


 

   Zikri, njė trim nga Efraimi, vrau Maasejahun, birin e mbretit, Azrikam, prefektin e pallatit, dhe Elkanahun, qė zinte vendin e dytė pas mbretit.  

 

 

-

8


 

   Bijtė e Izraelit ēuan robėr, midis vėllezėrve tė tyre, dyqind mijė gra, bij dhe bija; u morėn atyre edhe njė plaēkė tė madhe, qė e ēuan nė Samari.  

 

 

-

9


 

   Por aty ishte njė profet i Zotit, qė quhej Obed. Ai doli para ushtrisė qė po kthehej nė Samari dhe tha: "Ja, me qenė se Zoti, Perėndia i etėrve tuaj, ishte i zemėruar me Judėn, ju dha ata nė duart tuaja, por ju i vratė me tėrbim, qė arriti deri nė qiell.  

 

 

-

10


 

   Dhe tani doni t`i nėnshtroni, si skllevėrit tuaj dhe skllavet tuaja, bijtė dhe bijat e Judės dhe tė Jeruzalemit. Por nė realitet a nuk jeni fajtorė ju vetė pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj?  

 

 

-

11


 

   Dėgjomėni, pra, dhe kthejini robėrit qė keni zėnė midis vėllezėrve tuaj, sepse pėrndryshe zemėrimi i zjarrtė i Zotit do tė bjerė mbi ju".  

 

 

-

12


 

   Atėherė disa nga krerėt e bijve tė Efraimit, Azariahu, bir i Johananit, Berekiahu, bir i Meshilemothit, Ezekia, bir i Shalumit, dhe Amasa, bir i Hadlait, u ngritėn kundėr atyre qė ktheheshin nga lufta,  

 

 

-

13


 

   dhe u thanė: "Ju nuk do t`i sillni kėtu robėrit, sepse mbi ne rėndon tanimė njė faj kundėr Zotit; ajo qė keni ndėr mend tė bėni do t`i shtojė edhe mė tepėr mėkatet dhe fajin tonė, sepse faji ynė ėshtė mjaft i madh dhe njė zemėrim i zjarrtė i kėrcėnohet Izraelit".  

 

 

-

14


 

   Atėherė ushtarėt i lanė robėrit dhe plaēkėn pėrpara komandantėve dhe tėrė asamblesė.  

 

 

-

15


 

   Pastaj disa njerėz tė thirrur me emėr u ngritėn dhe morėn robėrit dhe me rrobat e plaēkės veshėn tėrė ata qė ishin lakuriq; u dhanė rroba dhe sandale, pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė dhe i vajosėn; pastaj i mbartėn tėrė tė dobėtit mbi gomarė dhe i ēuan nė Jeriko, qyteti i palmave, pranė vėllezėrve tė tyre, pastaj u kthyen nė Samari.  

 

 

-

16


 

   Nė atė kohė mbreti Ashaz shkoi t`i kėrkojė ndihmė mbretit tė Asirisė.  

 

 

-

17


 

   Edomitėt kishin ardhur pėrsėri, kishin mundur Judėn dhe kishin marrė me vete robėrit.  

 

 

-

18


 

   Filistejtė kishin pushtuar edhe qytetet e fushės dhe tė Negevit tė Judės dhe kishin marrė Beth-Shemeshin, Ajalonin, Gederothin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun me fshatrat e tij, Gimzon me fshatrat e tij, dhe ishin vendosur aty.  

 

 

-

19


 

   Zoti nė fakt kishte poshtėruar Judėn pėr shkak tė Ashazit, mbretit tė Izraelit, qė kishte nxitur rėnien morale nė Judė dhe kishte kryer mėkate tė rėnda kundėr Zotit.  

 

 

-

20


 

   Kėshtu Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisė, doli kundėr tij dhe e shtypi nė vend qė ta ndihmonte,  

 

 

-

21


 

   megjithatė Ashazi kishte marrė njė pjesė tė thesareve tė shtėpisė tė Zotit, tė pallatit tė mbretit dhe tė krerėve, dhe ia kishte dhėnė tė gjitha mbretit tė Asirisė; megjithatė kjo nuk i vlejti fare.  

 

 

-

22


 

   Edhe kur ishte i shtypur, mbreti Ashaz mėkatoi edhe mė shumė kundėr Zotit.  

 

 

-

23


 

   U ofroi flijime perėndive tė Damaskut qė e kishin mundur, duke thėnė: "Me qenė se perėnditė e mbretit tė Sirisė i ndihmojnė ata, unė do t`i ofroj atyre flijime qė tė mė ndimojnė edhe mua". Por qenė pikėrisht ata qė shkaktuan shkatėrrimin e tij dhe atė tė tė gjithė Izraelit.  

 

 

-

24


 

   Ashazi mblodhi gjithė veglat e shtėpisė sė Perėndisė, i bėri ato copė-copė, mbylli portat e shtėpisė tė Zotit, ndėrtoi altare nė ēdo kėnd tė Jeruzalemit,  

 

 

-

25


 

   dhe nė ēdo qytet tė Judės vendosi vende tė larta pėr t`u djegur temjan perėndive tė tjera, duke shkaktuar kėshtu zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tij.  

 

 

-

26


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė tij dhe tėrė sjelljet e tij, nga e para nė tė fundit, janė shkruar nė librin e mbretėrve tė Judės dhe tė Izraelit.  

 

 

-

27


 

   Pastaj Ashazin pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytet, nė Jeruzalem, por nuk deshėn ta vėnė nė varrezat e mbretėrve tė Izraelit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ezekia.  

 

 

-

2 i Kronikave 29

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: