Albanian Bible

2 i Kronikave 8

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Kur mbretėresha e Shebės dėgjoi tė flitet pėr famėn e Salomonit, ajo vajti nė Jeruzalem pėr ta vėnė nė provė Salomonin me pyetje tė vėshtira, e shoqėruar nga shumė njerėz, me deve tė ngarkuara me  

 

 

-

2


 

   Salomoni iu pėrgjigj tė gjitha pyetjeve tė saj, dhe nuk pati asnjė gjė tė fshehur pėr Salomonin qė ai nuk dinte ta shpjegonte.  

 

 

-

3


 

   Kur mbretėresha e Shebės pa diturinė e Salomonit dhe shtėpinė qė kishte ndėrtuar,  

 

 

-

4


 

   gjellėrat e tryezės sė tij, banesat e shėrbėtorėve tė tij, shėrbimin e kamerierėve tė tij dhe rrobat e tyre, kupėmbajtėsit e tij dhe rrobat e tyre, si dhe olokaustet qė ai ofronte nė shtėpinė e Zotit, ajo mbeti e mahnitur.  

 

 

-

5


 

   Pastaj i tha mbretit: "Ishte, pra, e vėrtetė ajo qė kisha dėgjuar nė vendin tim pėrsa u pėrket fjalėve tė tua dhe diturisė sate.  

 

 

-

6


 

   Por nuk u besova kėtyre gjėrave deri sa erdha vetė dhe i pashė me sytė e mi; e mirė, pra, nuk mė kishin thėnė as gjysmėn e vėllimit tė diturisė sate. Ti e kalon famėn qė kisha dėgjuar tė flitet.  

 

 

-

7


 

   Lum njerėzit e tu, lum kėta shėrbėtorė tė tu qė rrinė gjithnjė para teje dhe dėgjojnė diturinė tėnde!  

 

 

-

8


 

   Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia yt, qė tė deshi, dhe tė vuri mbi fronin e tij si mbret pėr Zotin, Perėndinė tėnd! Duke qenė se Perėndia yt e do Izraelin dhe do ta bėjė tė qėndrueshėm pėrjetė, tė ka vendosur si mbret mbi tė qė tė ushtrosh gjykime dhe drejtėsi".  

 

 

-

9


 

   Pastaj ajo i fali mbretit njėqind e njėzet talenta ari dhe njė sasi tė madhe aromash dhe gurėsh tė ēmuar. Nuk pati kurrė mė aroma si ato qė mbretėresha e Shebės i dha mbretit Salomon.  

 

 

-

10


 

   Shėrbėtorėt e Hiramit dhe shėrbėtorėt e Salomonit qė mbartnin ar nga Ofiri, suallėn edhe dru santali dhe gurė tė ēmuar;  

 

 

-

11


 

   me drurin e santalit mbreti bėri shkallė pėr shtėpinė e Zotit dhe pėr pallatin mbretėror tė tij; ai bėri gjithashtu qeste dhe harpa pėr kėngėtarėt. Asnjė vegėl si kėto nuk ishte parė mė pėrpara nė vendin e Judės.  

 

 

-

12


 

   Mbreti Salomon i dha mbretėreshės sė Shebas tė gjithė gjėrat e dėshiruara qė ajo kėrkoi, shumė mė tepėr nga ato qė ajo i kishte sjellė mbretit. Pastaj ajo u kthye, duke shkuar me shėrbėtorėt e saj nė vendin e vet.  

 

 

-

13


 

   Pesha e arit qė Salomoni merrte ēdo vit ishte gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė talenta ari,  

 

 

-

14


 

   pėrveē atij qė merrte nga tregtarėt; edhe tėrė mbretėrit e Arabisė dhe qeveritarėt e vendit i sillnin Salomonit ar dhe argjend.  

 

 

-

15


 

   Mbreti Salomon urdhėroi tė bėhen dyqind mburoja tė mėdha prej ari tė rrahur, duke pėrdorur pėr secilėn prej tyre gjashtėqind sikla ari tė rrahur,  

 

 

-

16


 

   dhe treqind mburoja prej ari tė rrahur, pėr secilėn prej tyre pėrdori treqind sikla ari; pastaj mbreti i vendosi nė pallatin e pyllit tė Libanit.  

 

 

-

17


 

   Mbreti bėri gjithashtu njė fron tė madh prej fildishi, qė e veshi me ar tė kulluar.  

 

 

-

18


 

   Froni kishte shtatė shkallėza dhe njė stol prej ari, qė ishin tė lidhura me fronin; kishte krahė nė anėt e fronit dhe dy luanė rrinin pranė krahėve.  

 

 

-

19


 

   Dymbėdhjetė luanė rrinin nė tė dy anėt e skajeve tė gjashtė shkallėzave. Asgjė e tillė nuk ishte bėrė nė njė mbretėri tjetėr.  

 

 

-

20


 

   Tė gjitha kupat pėr pijet e mbretit Salomon ishin prej ari, madje edhe ato tė pallatit tė pyllit tė Libanit ishin prej ari tė kulluar. Nė kohėn e Salomonit argjendi nė tė vėrtetė nuk kishte asnjė vlerė.  

 

 

-

21


 

   Sepse anijet e mbretit shkonin nė Tarshish me shėrbėtorėt e Hiramit; dhe njė herė ēdo tre vjet vinin anijet e Tarshishit, duke sjellė ar, argjend, fildish, majmunė dhe pallonj.  

 

 

-

22


 

   Kėshtu mbreti Salomon ua kaloi pėr pasuri dhe dituri tėrė mbretėrve tė dheut.  

 

 

-

23


 

   Tėrė mbretėrit e dheut kėrkonin praninė e Salomonit pėr tė dėgjuar diturinė qė Perėndia i kishte vėnė nė zemėr.  

 

 

-

24


 

   Secili prej tyre i ēonte dhuratėn e vet: sende argjendi, sende ari, rroba, armė, aroma, kuaj dhe mushka, njė sasi tė caktuar ēdo vit.  

 

 

-

25


 

   Salomoni kishte katėr mijė stalla pėr kuajt dhe pėr qerret dhe dymbėdhjetė mijė kalorės, qė i shpėrndau nė qytetet pėr qerret dhe nė Jeruzalem pranė tij.  

 

 

-

26


 

   Kėshtu ai sundoi mbi tėrė mbretėrit nga Lumi deri nė vendin e Filistejve dhe nė kufi me Egjiptin.  

 

 

-

27


 

   Mbreti veproi nė mėnyrė tė tillė qė nė Jeruzalem argjendi tė ishte i rėndomtė si gurėt dhe kedrat tė bollshėm si fiku i Egjiptit nė fusha.  

 

 

-

28


 

   Salomonit i sillnin kuaj nga Egjipti dhe nga tė gjitha vendet.  

 

 

-

29


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė Salomonit, nga tė parat deri nė tė fundit, a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Nathanit, profetit, nė profecinė e Ahijahut nga Shilohu dhe nė vegimet e Idos, shikuesit, mbi Jeroboamin, birin e Nebatit?  

 

 

-

30


 

   Salomoni mbretėroi nė Jeruzalem mbi tėrė Izraelin dyzet vjet.  

 

 

-

31


 

   Pastaj Salomoni pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Roboami.  

 

 

-

2 i Kronikave 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: