Albanian Bible

1 i Mbretėrve 11

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 12

1


 

   Roboami shkoi nė Sikem, sepse tėrė Izraeli kishte ardhur aty pėr ta bėrė mbret.  

 

 

-

2


 

   Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mėsoi kėtė (ai ishte nė Egjipt, ku kishte ikur larg pranisė sė mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte nė Egjipt.  

 

 

-

3


 

   Atėherė dėrguan ta thėrrasin. Kėshtu Jeroboami dhe tėrė asambleja e Izraelit erdhėn t`i flasin Roboamit dhe i thanė:  

 

 

-

4


 

   "Yt atė e ka bėrė zgjedhėn tonė tė rėnde; tani ti lehtėso skllavėrinė e ashpėr tė atit tėnd dhe zgjedhėn e rėndė qė na ka imponuar dhe ne do tė tė shėrbejmė".  

 

 

-

5


 

   Ai iu pėrgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unė pas tri ditėve". Dhe populli iku.  

 

 

-

6


 

   Atėherė mbreti Roboam u kėshillua me pleqtė qė kishin qenė nė shėrbim tė atit tė tij, Salomonit, kur ishte i gjallė, dhe u tha: "Ēfarė mė kėshilloni t`i pėrgjigjem kėtij populli?".  

 

 

-

7


 

   Ata iu pėrgjigjėn, duke thėnė: "Nė rast se sot ti do tė bėhesh shėrbėtor i kėtij populli dhe do t`i shėrbesh, nė rast se do tė tregohesh mirėdashės me ta dhe do t`u thuash fjalė tė mira, ata do tė jenė shėrbėtorė tė tu pėrjetė".  

 

 

-

8


 

   Por Roboami hodhi poshtė kėshillėn qė i dhanė pleqtė dhe u kėshillua me tė rinjtė qė ishin rritur me tė dhe ishin nė shėrbim tė tij,  

 

 

-

9


 

   dhe u tha atyre: "Ēfarė mė kėshilloni t`i pėrgjigjem kėtij populli qė mė foli, duke mė thėnė: "Lehtėso zgjedhėn qė na ka vėnė yt atė"?".  

 

 

-

10


 

   Atėherė tė rinjtė qė ishin rritur me tė iu pėrgjigjėn, duke thėnė: "Kėshtu do t`i pėrgjigjesh kėtij populli qė tė ėshtė drejtuar ty duke tė thėnė: "Yt atė e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tonė; tani ti lehtėsoje atė". Kėshtu do t`u thuash atyre: "Gishti im i vogėl ėshtė mė i trashė nga brinjėt e atit tim;  

 

 

-

11


 

   prandaj, nė qoftė se im atė ju ka ngarkuar me njė zgjedhė tė rėndė, unė do ta bėj atė edhe mė tė rėndė; nė qoftė se im atė ju ka dėnuar me fshikull, unė do t`ju dėnoj me kamxhik"".  

 

 

-

12


 

   Tri ditė mė vonė Jeroboami dhe tėrė populli erdhėn te Roboami, ashtu si kishte urdhėruar mbreti, duke thėnė: "Kthehuni tek unė pas tri ditėve".  

 

 

-

13


 

   Mbreti iu pėrgjigj ashpėr popullit, duke mos pranuar kėshillėn qė i kishin dhėnė pleqtė;  

 

 

-

14


 

   pėrkundrazi i foli popullit sipas kėshillės sė tė rinjve, duke thėnė: "Im atė e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tuaj; por unė do ta bėj edhe mė tė rėndė; im atė ju ka dėnuar me fshikull, kurse unė do t`ju dėnoj me kamxhik".  

 

 

-

15


 

   Kėshtu mbreti nuk mori parasysh kėrkesėn e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, nė mėnyrė qė tė pėrmbushej fjala qė Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit tė Nebatit, me anė tė Ahijahut nga Shiloh.  

 

 

-

16


 

   Kur tėrė Izraeli pa qė mbreti nuk e dėgjonte, iu pėrgjigj atij duke i thėnė: "Ēfarė pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjė trashėgimi me tė birin e Isait! Nė ēadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu  

 

 

-

17


 

   Por mbi bijtė e Izraelit qė banonin nė qytetet e Judės mbretėronte Roboami.  

 

 

-

18


 

   Mbreti Roboam dėrgoi Adoramin, tė ngarkuarin me haraēet, por tėrė Izraeli e qėlloi me gurė dhe ai vdiq. Atėherė mbreti Roboam shpejtoi tė hipė mbi njė qerre pėr tė ikur nė Jeruzalem.  

 

 

-

19


 

   Kėshtu Izraeli ngriti krye kundėr shtėpisė sė Davidit deri nė ditėn e sotme.  

 

 

-

20


 

   Kur tėrė Izraeli dėgjoi qė Jeroboami ishte kthyer, dėrgoi ta thėrrasė dhe tė paraqitej pėrpara asamblesė dhe, e bėri mbret mbi tėrė Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtėpinė e Davidit, me pėrjashtim tė tė vetmit fis tė Judės.  

 

 

-

21


 

   Roboami, me tė arritur nė Jeruzalem, mblodhi tėrė shtėpinė e Judės dhe fisin e Beniaminit, njėqind e tetėdhjetė mijė luftėtarė tė zgjedhur pėr tė luftuar kundėr shtėpisė sė Izraelit dhe pėr t`i kthyer kėshtu mbretėrinė Roboamit, birit tė Salomonit.  

 

 

-

22


 

   Por fjala e Perėndisė iu drejtua Shemajahut, njeriut tė Perėndisė, duke i thėnė:  

 

 

-

23


 

   "Folė me Roboamin, birin e Salomonit, mbret tė Judės, me tėrė shtėpinė e Judės dhe tė Beniaminit dhe pjesės tjetėr tė popullit, dhe u thuaj atyre:  

 

 

-

24


 

   Kėshtu flet Zoti: "Mos dilni tė luftoni kundėr vėllezėrve tuaj, bijve tė Izraelit! Secili tė kthehet nė shtėpinė e tij, sepse kjo gjė vjen nga unė". Ata iu bindėn fjalės tė Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalės tė Zotit.  

 

 

-

25


 

   Pastaj Jeroboami ndėrtoi Sikemin nė zonėn malore tė Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli qė andej dhe ndėrtoi Penuelin.  

 

 

-

26


 

   Jeroboami tha nė zemėr tė vet: "Tani mbretėria do t`i kthehet me sa duket shtėpisė sė Davidit.  

 

 

-

27


 

   Nė rast se ky popull shkon nė Jeruzalem pėr t`ė ofruar flijime nė shtėpinė e Zotit, zemra e kėtij populli do tė kthehet pėrsėri nga zotėria e tij, nga Roboami, mbret i Judės; kėshtu do tė mė vrasin dhe do tė kthehen nga Roboami, mbret i Judės".  

 

 

-

28


 

   Mbasi u kėshillua, mbreti bėri dy viēa prej ari dhe i tha popullit: "Éshtė shumė pėr ju tė shkoni deri nė Jeruzalem! O Izrael, ja ku janė perėnditė e tua qė tė kanė nxjerrė nga vendi i Egjiptit!".  

 

 

-

29


 

   Pastaj vendosi njerin prej tyre nė Bethel dhe tjetrin nė Dan.  

 

 

-

30


 

   Ky ishte shkaku i mėkatit, sepse populli shkonte deri nė Dan pėr tė rėnė pėrmbys pėrpara njė viēi.  

 

 

-

31


 

   Ai ndėrtoi edhe tempuj mbi vendet e larta dhe bėri priftėrinj duke i marrė nga tė gjitha shtresat, por qė nuk ishin bij tė Levit.  

 

 

-

32


 

   Jeroboami caktoi njė festė nė muajin e tetė, ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit, tė njėllojtė me festėn qė kremtohej nė Judė dhe ofroi flijime mbi altarin. Kėshtu veproi nė Bethel pėr tė flijuar viēat qė ai kishte bėrė; dhe nė Bethel vendosi priftėrinjtė e vendeve tė larta qė kishte ngritur.  

 

 

-

33


 

   Ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė tetė, muaj i zgjedhur nga ai vetė, Jeroboami u ngjit nė altarin qė kishte ndėrtuar nė Bethel; caktoi njė festė pėr bijtė e Izraelit dhe u ngjit nė altar pėr tė djegur temjan.  

 

 

-

1 i Mbretėrve 13

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: