Albanian Bible

2 i Samuelit 11

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 12

1


 

   Pastaj Zoti i dėrgoi Nathanin Davidit; dhe Nathani shkoi tek ai dhe i tha: "Na ishin dy njerėz nė tė njėjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varfėr.  

 

 

-

2


 

   I pasuri kishte njė numėr tė madh kopesh me bagėti tė imėt dhe tė trashė;  

 

 

-

3


 

   por i varfėri nuk kishte asgjė, veēse njė qengj femėr qė e kishte blerė dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkė me tė dhe me fėmijėt e tij, duke ngrėnė ushqimin e tij, duke pirė nė kupėn e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte pėr tė si bija e tij.  

 

 

-

4


 

   Njė udhėtar arriti nė shtėpinė e njeriut tė pasur; ky refuzoi tė merrte ndonjė bagėti nga kopetė e tij pėr t`i pėrgatitur pėr tė ngrėnė udhėtarit qė kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut tė varfėr dhe e gatoi pėr njeriun qė i kishte ardhur"  

 

 

-

5


 

   Atėherė zemėrimi i Davidit u rrit me tė madhe kundėr kėtij njeriu dhe i tha Nathanit: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, ai qė ka bėrė kėtė gjė meriton tė vdesė!  

 

 

-

6


 

   Ai do t`a paguajė katėrfish vlerėn e manarit, sepse ka bėrė njė gjė tė tillė dhe nuk ka pasur mėshirė".  

 

 

-

7


 

   Atėherė Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Unė tė kam vajosur mbret tė Izraelit dhe tė kam ēliruar nga duart e Saulit.  

 

 

-

8


 

   Tė kam dhėnė shtėpinė e zotėrisė sate, tė kam vėnė nė krahėt e tua gratė e zotėrisė tėnd dhe tė kam dhėnė shtėpinė e Izraelit dhe tė Judės; dhe nė qoftė se kjo ishte shumė pak, unė do tė tė kisha dhėnė shumė gjėra tė tjera.  

 

 

-

9


 

   Pse, pra, ke pėrēmuar fjalėn e Zotit, duke bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e tij? Ti ke bėrė tė vdesė me shpatė Hiteun Uriah, more pėr grua bashkėshorten e tij dhe e vrave me shpatėn e bijve tė Amonit.  

 

 

-

10


 

   Kėshtu, pra, shpata nuk do tė largohet kurrė nga shtėpia jote, sepse ti mė ke pėrēmuar dhe ke marrė gruan e Hiteut Uriah si bashkėshorten tėnde".  

 

 

-

11


 

   Kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė sjell kundėr teje fatkeqėsinė nga vetė shtėpia jote, dhe do t`i marrė gratė e tua para syve tė tu pėr t`ia dhėnė njė tjetri, qė do tė bashkohet me to ditėn.  

 

 

-

12


 

   Sepse ti e ke bėrė kėtė gjė fshehurazi, kurse unė do ta bėj pėrpara tėrė Izraelit nė dritėn e diellit".  

 

 

-

13


 

   Atėherė Davidi i tha Nathanit: "Kam mėkatuar kundėr Zotit". Nathani iu pėrgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mėkatin tėnd; ti nuk ke pėr tė vdekur.  

 

 

-

14


 

   Megjithatė, duke qenė se mė kėto veprime u ke dhėnė rastin armiqve tė Zotit tė blasfemojnė, djali qė ka lindur duhet tė vdesė".  

 

 

-

15


 

   Pastaj Nathani u kthye nė shtėpinė e vet. Kėshtu Zoti goditi fėmijėn qė bashkėshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u sėmur.  

 

 

-

16


 

   Atėherė Davidi iu lut Perėndisė pėr fėmijėn dhe agjėroi; pastaj hyri nė shtėpi dhe e kaloi natėn i shtrirė pėr tokė.  

 

 

-

17


 

   Pleqtė e shtėpisė sė tij ngulėn kėmbė qė ai tė ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj tė hante me ta.  

 

 

-

18


 

   Ditėn e shtatė fėmija vdiq dhe shėrbėtorėt e Davidit kishin frikė t`i njoftonin qė fėmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fėmija ishte akoma i gjallė, ne i kemi folur, por ai nuk i dėgjonte fjalėt tona. Si tė bėjmė tani pėr t`i thėnė se fėmija ka vdekur? Kjo mund t`i shkaktojė ndonjė tė keqe".  

 

 

-

19


 

   Kur Davidi pa qė shėrbėtorėt e tij flisnin me zė tė ulėt, e kuptoi se fėmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shėrbėtorėve tė tij: "Ka vdekur fėmija?". Ata u pėrgjigjėn: "Ka vdekur".  

 

 

-

20


 

   Atėherė Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndėrroi rrobat; pastaj shkoi nė shtėpinė e Zotit dhe ra pėrmbys; pastaj u kthye nė shtėpinė e tij dhe kėrkoi t`i sillnin ushqim dhe hėngri.  

 

 

-

21


 

   Shėrbėtorėt e tij i thanė: "Ē`bėre? Kur fėmija ishte akoma gjallė ti ke agjėruar dhe ke qarė; mbas vdekjes sė fėmijės, u ngrite dhe hėngre".  

 

 

-

22


 

   Ai u pėrgjigj: "Kur fėmija ishte akoma gjallė, unė agjėronja dhe qaja, sepse thoja: "Kushedi Zotit mund t`i vijė keq pėr mua dhe e lė fėmijėn tė jetojė?". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet tė agjėroj?  

 

 

-

23


 

   Vallė, a kam mundėsi ta kthej? Unė do tė shkoj tek ai, por ai nuk do tė kthehet tek unė!".  

 

 

-

24


 

   Pastaj Davidi ngushėlloi Bath-Shebėn, bashkėshorten e tij, hyri tek ajo dhe ra nė shtrat me tė; kėshtu ajo lindi njė djalė, qė ai e quajti Solomon; dhe Zoti e deshi.  

 

 

-

25


 

   Pastaj dėrgoi njė mesazh me anė tė profetit Nathan qė i vuri emrin Jedidiah, pėr shkak tė dashurisė tė Zotit.  

 

 

-

26


 

   Ndėrkaq Joabi lufonte kundėr Rabahut tė bijve tė Amonit dhe pushtoi qytetin mbretėror.  

 

 

-

27


 

   Pastaj Joabi i dėrgoi lajmėtarė Davidit pėr t`i thėnė: "Kam sulmuar Rabahun dhe kam shtėnė nė dorė rezervat e tij tė ujit.  

 

 

-

28


 

   Prandaj tani mblidh popullin qė ka mbetur, vendos kampin tėnd pėrballė qytetit dhe shtjere atė nė dorė, pėrndryshe do ta marr unė qytetin dhe ai do tė mbajė emrin tim".  

 

 

-

29


 

   Atėherė Davidi mblodhi tėrė popullin, shkoi nė Rabah, e sulmoi dhe e pushtoi.  

 

 

-

30


 

   Hoqi pastaj kurorėn nga koka e mbretit tė tyre; ajo peshonte njė talent ari dhe kishte gurė tė ēmuar; ajo u vu mbi kokėn e Davidit. Ai mori me vete gjithashtu nga qyteti njė plaēkė tė madhe.  

 

 

-

31


 

   I nxori banorėt qė ishin nė qytet dhe i vuri tė punonin me sharra, me lesa dhe mė sėpata prej hekuri, i futi tė punojnė nė furrat e tullave; kėshtu bėri nė tė gjitha qytetet e bijve tė Amonit. Pastaj Davidi u kthye nė Jeruzalem bashkė me tėrė popullin.  

 

 

-

2 i Samuelit 13

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: