Albanian Bible

Zanafilla 40

Zanafilla

Return to Index

Chapter 41

1


 

   Por ndodhi qė mbas dy vitesh tė plota Faraoni pa njė ėndėrr. Ai ndodhej pranė njė lumi,  

 

 

-

2


 

   dhe ja qė ndėrsa po ngjiten nga lumi shtatė lopė, tė hijshme e tė majme, qė nisėn tė kullosin ndėr xunkthe.  

 

 

-

3


 

   Pas atyre, u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė tjera tė shėmtuara dhe tė dobėta, dhe u ndalėn pranė tė parave nė bregun e lumit.  

 

 

-

4


 

   Tani lopėt e shėmtuara dhe tė dobėta hėngrėn lopėt e hijshme dhe tė majme. Pastaj Faraoni u zgjua.  

 

 

-

5


 

   Mė pas e zuri gjumi pėrsėri dhe pa njė ėndėrr tė dytė; dhe, ja, shtatė kallinj tė trashė dhe tė bukur qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm.  

 

 

-

6


 

   Pastaj, ja, shtatė kallinj tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tyre.  

 

 

-

7


 

   Dhe kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e trashė dhe tė plotė. Atėherė Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte njė ėndėrr.  

 

 

-

8


 

   Nė mėngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dėrgoi e thirri tėrė magjistarėt dhe tė diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ėndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjendje t`ia interpretonte Faraonit.  

 

 

-

9


 

   Atėherė kryekupėmbajtėsi i foli Faraonit duke i thėnė: "Sot kujtoj gabimet e mia.  

 

 

-

10


 

   Faraoni ishte zemėruar me shėrbėtorėt e tij dhe mė kishte futur nė burg nė shtėpinė e kreut tė rojeve, mua dhe kryebukėpjekėsin.  

 

 

-

11


 

   Po atė natė, unė dhe ai pamė njė ėndėrr; secili pa njė ėndėrr qė kishte kuptimin e tij.  

 

 

-

12


 

   Me ne ishte edhe njė hebre i ri, shėrbėtor i kreut tė rojeve; atij i treguam ėndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dhėnė secilit interpretimin e ėndrrės sė tij.  

 

 

-

13


 

   Dhe gjėrat u zhvilluan pikėrisht simbas interpretimit qė na kishte dhėnė ai. Faraoni mė rivendosi nė detyrėn time dhe e vari tjetrin".  

 

 

-

14


 

   Atėherė Faraoni dėrgoi ta thėrrisnin Jozefin, qė e nxorrėn menjėherė nga burgu nėntokėsor. Kėshtu ai u rrua, ndėrroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.  

 

 

-

15


 

   Dhe Faraoni i tha Jozefit: "Kam parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė; por kam dėgjuar pėr ty se, kur ke dėgjuar njė ėndėrr, je nė gjendje ta interpretosh".  

 

 

-

16


 

   Jozefi iu pėrgjegj Faraonit duke i thėnė: "Nuk jam unė, por Perėndia do tė japė njė pėrgjigje pėr tė mirėn e Faraonit".  

 

 

-

17


 

   Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Ja, nė ėndrrėn time unė rrija nė bregun e lumit,  

 

 

-

18


 

   kur u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė majme dhe tė hijshme, qė nisėn tė kullosnin ndėr xunkthe.  

 

 

-

19


 

   Pas tyre u ngjitėn shtatė lopė tė tjera tė dobėta, shumė tė shėmtuara dhe thatime; lopė tė tilla aq tė shėmtuara nuk kisha parė kurrė nė gjithė shtetin e Egjiptit.  

 

 

-

20


 

   Dhe lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara i hėngrėn tė shtatė lopėt e para tė majme;  

 

 

-

21


 

   por edhe pasi i hėngrėn, asnjeri nuk mund tė dallonte qė i kishin ngrėnė, sepse ato ishin tė shėmtuara si mė parė. Kėshtu u zgjova.  

 

 

-

22


 

   Pastaj pashė nė ėndrrėn time shtatė kallinj qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm, tė plotė dhe tė bukur;  

 

 

-

23


 

   dhe ja shtatė kallinj tė tjerė tė fishkur, tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tė parėve.  

 

 

-

24


 

   Pastaj shtatė kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e bukur. Kėtė gjė ua tregova magjistarėve, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjėndje tė mė jepte njė shpjegim".  

 

 

-

25


 

   Atėherė Jozefi i tha Faraonit: "Éndėrrat e Faraonit janė njė ėndėrr e njėjtė. Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po gatitet tė bėjė.  

 

 

-

26


 

   Shtatė lopėt e bukura janė shtatė vite dhe shtatė kallinjtė e bukur janė shtatė vite; ėshtė e njėjta ėndėrr.  

 

 

-

27


 

   Edhe shtatė lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara, qė ngjiteshin pas atyre, janė shtatė vite; edhe shtatė kallinjtė bosh dhe tė tharė nga era lindore janė shtatė vite zije buke.  

 

 

-

28


 

   Kėto janė ato qė i thanė Faraonit: Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po pėrgatitet tė bėjė.  

 

 

-

29


 

   Ja, po vijnė shtatė vite bollėku tė madh nė tėrė vendin e Egjiptit;  

 

 

-

30


 

   por pas kėtyre do tė vinė shtatė vite zije buke dhe gjithė ai bollėk do tė harrohet nė vendin e Egjiptit; dhe zija do tė ligėshtojė vendin.  

 

 

-

31


 

   Dhe nė vend nuk do ta kujtojnė mė bollėkun e mėparshėm pėr shkak tė zisė sė bukės qė do tė vijė, sepse kjo do tė jetė shumė e rėndė.  

 

 

-

32


 

   Fakti qė kjo ėndėrr i ėshtė shfaqur Faraonit dy herė do tė thotė qė kėtė vendim e ka marrė Perėndia, dhe Perėndia do tė bėjė qė tė ndodhė shpejt.  

 

 

-

33


 

   Prandaj Faraoni tė kėrkojė njė njeri tė zgjuar dhe tė urtė dhe ta caktojė nė krye tė Egjiptit.  

 

 

-

34


 

   Faraoni duhet tė veprojė kėshtu: tė emėrojė nė vend mbikqyrės pėr tė mbledhur njė tė pestėn e prodhimeve tė vendit tė Egjiptit, gjatė shtatė viteve tė bollėkut.  

 

 

-

35


 

   Ata tė grumbullojnė tė gjitha ushqimet e kėtyre viteve tė mbara qė po vinė dhe tė grumbullojnė grurin nėn autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnė pėr furnizimin e qyteteve.  

 

 

-

36


 

   Kėto ushqime do tė jenė njė rezervė pėr vendin nė parashikim tė shtatė viteve tė zisė sė bukės qė do tė bjerė nė vendin e Egjiptit; kėshtu vendi nuk do tė humbasė nga zija".  

 

 

-

37


 

   Kjo gjė i pėlqeu Faraonit dhe gjithė nėpunėsve tė tij.  

 

 

-

38


 

   Dhe Faraoni u tha nėpunėsve tė tij: "A mund tė gjejmė njė njeri si ky, tek i cili tė gjendet Fryma e Perėndisė?".  

 

 

-

39


 

   Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Me qėnė se Perėndia tė bėri tė dish tė gjitha kėto gjėra, nuk ka asnjeri tė zgjuar dhe tė ditur sa ti.  

 

 

-

40


 

   Ti do tė jesh mbi shtėpinė time dhe i tėrė populli im do t`u bindet urdhėrave tė tua; vetėm pėr fronin unė do tė jem mė i madh se ti".  

 

 

-

41


 

   Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unė tė emėroj mbi gjithė shtetin e Egjiptit".  

 

 

-

42


 

   Pastaj Faraoni hoqi unazėn nga dora e vet dhe ia vuri nė dorė Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari nė qafė njė gjerdan tė artė.  

 

 

-

43


 

   E hipi pastaj nė karron e tij tė dytė, dhe para tij thėrrisnin: "Nė gjunjė!". Kėshtu Faraoni e vendosi mbi tėrė shtetin e Egjiptit.  

 

 

-

44


 

   Veē kėsaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unė, por pa ty asnjeri nuk ka pėr tė ngritur dorėn ose kėmbėn nė tėrė shtetin e Egjiptit".  

 

 

-

45


 

   Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha pėr grua Asenathin, tė bijėn e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis pėr tė vizituar shtetin e Egjiptit.  

 

 

-

46


 

   Tani Jozefi ishte tridhjetė vjeē kur u paraqit para Faraonit, mbretit tė Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanė Egjiptit.  

 

 

-

47


 

   Gjatė shtatė viteve tė bollėkut, toka prodhoi shumė;  

 

 

-

48


 

   dhe Jozefi grumbulloi tėrė ushqimet nė vendin e Egjiptit gjatė atyre shtatė viteve dhe i vendosi nėpėr qytetet; nė ēdo qytet vendosi ushqimet e territorit pėrreth.  

 

 

-

49


 

   Kėshtu Jozefi grumbulloi grurė, si rėra e detit, aq shumė sa pushoi sė mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.  

 

 

-

50


 

   Para se tė vinte viti i zisė, Jozefit i lindėn dy fėmijė qė Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi.  

 

 

-

51


 

   Jozefi e quajti tė parėlindurin Manasi, sepse tha: "Perėndia bėri qė tė harroj ēdo shqetėsim timin dhe tėrė shtėpinė e atit tim".  

 

 

-

52


 

   Tė dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perėndia mė ka bėrė frytdhėnės nė vendin e pikėllimit tim".  

 

 

-

53


 

   Shtatė vitet e bollėkut qė qenė nė shtetin e Egjiptit morėn fund,  

 

 

-

54


 

   dhe filluan shtatė vitet e zisė, ashtu si kishte thėnė Jozefi. Kishte mungesė ushqimesh nė tė tėra vendet, por nė tėrė vendin e Egjiptit kishte bukė.  

 

 

-

55


 

   Pastaj tėrė vendi i Egjiptit filloi tė vuajė nga uria, dhe populli e ngriti zėrin pėr t`i kėrkuar bukė Faraonit. Atėherė Faraoni u tha tėrė Egjiptasve: "Shkoni tek Jozefi dhe bėni si t`ju thotė ai".  

 

 

-

56


 

   Zija ishte pėrhapur mbi sipėrfaqen e tėrė vendit dhe Jozefi i hapi tėrė depot dhe u shiti grurė Egjiptasve. Por zija u bė mė e rėndė nė vendin e Egjiptit.  

 

 

-

57


 

   Kėshtu njerėzit e tė gjitha vendeve vinin nė Egjipt te Jozefi pėr tė blerė grurė, sepse zija qe shtuar mbi tėrė tokėn.  

 

 

-

Zanafilla 42

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: