Albanian Bible

Zanafilla 22

Zanafilla

Return to Index

Chapter 23

1


 

   Sara jetoi njėqind e njėzet e shtatė vjet. Kėto qenė vitet e jetės sė Sarės.  

 

 

-

2


 

   Dhe Sara vdiq nė Kirjath-Arba (qė ėshtė Hebroni), nė vendin e Kanaanėve, dhe Abrahami hyri aty pėr tė mbajtur zi pėr tė dhe pėr ta vajtuar.  

 

 

-

3


 

   Pastaj Abrahami u ngrit mė kėmbė nė prani tė sė vdekurės dhe u foli bijve tė Hethit, duke u thėnė:  

 

 

-

4


 

   "Unė jam njė i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; mė jepni pronėsinė e njė varri midis jush, qė tė mund tė varros tė vdekurėn time dhe ta heq nga sytė e mi".  

 

 

-

5


 

   Dhe bijtė e Hethit iu pėrgjigjėn Abrahamit duke i thėnė:  

 

 

-

6


 

   "Dėgjona, o zoti im! Ti je midis nesh njė princ i Perėndisė, varrose tė vdekurėn tėnde nė mė tė mirėn nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s`do tė refuzojė varrin e tij, me qėllim qė ti tė varrosėsh aty tė vdekurėn tėnde".  

 

 

-

7


 

   Atėherė Abrahami u ngrit, u pėrul para popullit tė vendit, para bijve tė Hethit,  

 

 

-

8


 

   dhe u foli atyre duke thėnė: "Nė rast se ju pėlqen qė unė ta varros tė vdekurėn time duke e hequr nga sytė e mi, dėgjomėni. Ndėrhyni pėr mua tek Efroni, bir i Zoharit,  

 

 

-

9


 

   qė tė mė japė shpellėn e Makpelahut, qė i pėrket dhe qė ndodhet nė skajin e arės sė tij; por qė tė mė japė nė pronėsi me ēmimin e tij tė plotė si vend varrimi midis jush".  

 

 

-

10


 

   Tani Efroni ndodhej nė mes tė bijve tė Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu pėrgjegj Abrahamit nė prani tė bijve tė Hethit, tė tė gjithė atyreve qė hynin nėpėr portėn e qytetit tė tij, duke thėnė:  

 

 

-

11


 

   "Jo, zoti im, dėgjomė! Unė tė fal arėn dhe shpellėn qė ndodhet aty; po ta dhuroj nė prani tė bijve tė popullit tim; po ta bėj dhuratė. Varrose tė vdekurėn tėnde".  

 

 

-

12


 

   Atėherė Abrahami u pėrkul para popullit tė vendit,  

 

 

-

13


 

   dhe i foli Efronit nė prani tė popullit tė vendit duke thėnė: "Dėgjomė, tė lutem! Unė do tė jap ēmimin e arės, pranoje nga unė, kėshtu unė do tė mund tė varros aty tė vdekurėn time".  

 

 

-

14


 

   Efroni iu pėrgjegj Abrahamit, duke i thėnė:  

 

 

-

15


 

   "Zoti im, dėgjomė! Toka vlen katėrqind monedha argjendi. Ē`ėshtė kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, tė vdekurėn tėnde".  

 

 

-

16


 

   Atėherė Abrahami zbatoi fjalėn e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit ēmimin qė i kishte thėnė nė prani tė bijve tė Hethit: katėrqind monedha argjendi, monedha qė tregtarėt pėrdornin midis tyre zakonisht.  

 

 

-

17


 

   Kėshtu ara e Efronit qė gjendej nė Malkpelah pėrballė Mamres, ara me shpellėn qė ishte aty dhe tėrė drurėt qė ishin nė arė dhe nė tė gjithė kufijtė pėrqark,  

 

 

-

18


 

   kaluan nė pronėsi tė Abrahamit, nė prani tė bijve tė Hethit dhe tė tė gjithė atyre qė hynin nga porta e qytetit tė Efronit.  

 

 

-

19


 

   Pas kėsaj, Abrahami varrosi Sarėn, gruan e tij, nė shpellėn e arės sė Makpelahut pėrballė Mamres (qė ėshtė Hebroni) nė vendin e Kanaanėve.  

 

 

-

20


 

   Kėshtu ara dhe shpella qė gjendet aty u kaluan nga bijtė e Hethit nė pronė tė Abrahamit, si vend varrimi.  

 

 

-

Zanafilla 24

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: